Përbërësit:
150 gr margarinë
2 vezë
1 gotë e gjysmë sheqer
150 ml qumësht
1 pluhur për pjekje
1 vanil sheqer
3 lugë gjelle kakao
2 gota miell
Përbërësit për glazurën:
50 gr margarinë
2 lugë të vogla nesscaffe
2 lugë kakao
1 vanil sheqer
1 gotë e gjysmë sheqer pluhur
Gota duhet të ketë masën 2dl
Përgatitja:
Shkrijmë margarinën. Vezët i rrahim me sheqer. Pastaj përziejmë të gjithë përbërësit e tjerë.
Qesim në tepsi të lyer me yndyrë dhe e pjekim në temperaturë rreth 200*C rreth 15 minuta.
Përgatitja e glazurës:
Shkrijmë margarinën, i shtojmë sheqerin, vanil sheqerin,kakaon dhe e përziejmë mirë. Përmbi e dekorojmë me kokos ose arra. /tesheshi.com/