Emigrantët përbënin një të dhjetën e popullsisë së Francës në vitin 2021, njoftoi të enjten agjencia kombëtare e statistikave të vendit (INSEE).
Më shumë se një e treta e 7 milionë emigrantëve që jetojnë në Francë, 36 për qind, kanë marrë nënshtetësinë franceze, shtoi i njëjti burim.
Pothuajse gjysma e emigrantëve (47.5%) vijnë nga Afrika, ndërsa 33.1% nga Evropa dhe 13.6% nga Azia. Vendet kryesore të origjinës së tyre janë Algjeria (12.7%), Maroku (12%), Portugalia (8.6%), Tunizia (4.5%), Italia (4.1%), Turqia (3.6%) dhe Spanja (3.5%).
Mesatarisht, për çdo katër persona që emigrojnë në Francë, imigron një francez. Qeveria franceze po përpiqet aktualisht të miratojë një ligj të ri imigracioni që do ta bëjë më të lehtë dëbimin e të huajve të paligjshëm, veçanërisht të atyre që kryejnë krime, ndërkohë që do t’u sigurojë dokumente ligjore emigrantëve të paligjshëm që punojnë në sektorë ku ka mungesë të fuqisë punëtore.
Projektligji është kritikuar si nga e djathta, e cila kërkon të ulë numrin e emigrantëve dhe nuk i konsideron masat sa duhet kufizuese, edhe nga e majta, e cila e konsideron atë shumë të rreptë. /tesheshi.com/