Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një ditë (për të mos u harruar) në Muzeun Etnologjik të Kosovës: në shqiptarinë e bukur të moteve

by te Sheshi
20/04/2015
in Intervista, Të tjera
Reading Time: 5 mins read
A A
Një ditë (për të mos u harruar) në Muzeun Etnologjik të Kosovës: në shqiptarinë e bukur të moteve

Nga Shkëlzen Rrecaj

11136147_10153227793056950_5228873454215340706_o

Kompleksi i Muzeut Etnologjik “Emin Gjiku” është një ndër perlat e rralla që ka kryeqyteti i Prishtinës, si për nga lashtësia ashtu dhe arkitektura që është ruajtur deri në ditët e sotme. Ky kompleks gjendet në bërthamën e vjetër të qytetit të Prishtinës, në verilindje të qendrës aktuale të qytetit, afër Hamamit të Madh dhe Xhamisë së Sulltan Mehmet Fatihut. Shtëpia ku është vendosur Muzeu Etnologjik, apo siç njihej me herët “Emin Gjiku”, është ndërtuar në fillim të shek. XIX dhe ishte pronë e familjes së njohur Gjinolli.

Nofka me të cilën njihej zotëriu shtatshkurtër prishtinas Emin Gjinolli si “burrë i vogël”, në turqisht Eminçik, që më vonë u shndërrua në Emin Gjikë, prej aty e mori emrin ky kompleks. Familja e tij ka jetuar aty deri në vitin famëkeq 1956, kur nga dhuna e Rankoviçit, si shumë shqiptarë të tjerë detyrohen ta shesin pronën e tyre për një shumë të vogël dhe emigruan në Turqi. Ky kompleks gjatë periudhave të ndryshme kohore (gati dyshekullore) ka pësuar ndryshime të shumta si pasojë e ndërrimit të funksionit. Por në tërësi, “Emin Gjiku” mbetet nga të paktat shtëpi qytetare të fillimit të shek. XIX që janë ruajtur në kryeqendrën tonë. Tani ai është pronë e Muzeut të Kosovës.

Për të na njoftuar me detajet rreth historikut të këtij muzeu takuam etnologun Ilir Sopjani. Ai tregon se më 1957 ky kompleksi fillimisht u përdor si Muze i Natyrës ose Biologjik, ku brenda dhe jashtë oborrit mund të shihje kafshë të ngrira dhe të gjalla. Kështu ka funksionuar deri në vitin 2000. Nga viti 2000 e deri më 2006 kompleksi iu nënshtrua restaurimit të tërësishëm. Në korrik të vitit 2006 bëhet inaugurimi i këtij muzeu, dhe pas instalimit të ekspozitës më 1 shtator ai hapet për vizitorët.

11059165_10153227791096950_8332726782317243964_o

Në hyrjen e kompleksit janë dy objekte. Objekti në anën e djathtë është dykatësh. Dikur në katin e parë ka qenë e vendosur stalla, kurse sipër ishte bujtina.

11134062_10153227791226950_8580997984636904339_o

Ky objekt i takon shek. XVIII. Përballë tij gjendet objekti prej guri, që ka dyshime për funksionin e tij në të kaluarën.

Objekti është bartur rreth viteve 1950-të prej qendrës së qytetit të Prishtinës, më konkretisht prej vendit ku tani gjendet Parlamenti i Kosovës.

Në pjesën private të familjes që ndahet me murin rrethues, janë po ashtu dy objekte të tjera, njëra e ndërtuar në shek. XVIII, kurse tjetra e një shekulli më vonë.

Objekti i shek. XIX është shtëpia kryesore e familjes. Karakteristikë e saj është se ka dy hyrje, një për anëtarët e familjes, kurse një tjetër për mysafirët.

11140182_10153227791641950_7948701294167836653_o

Ky objekt dikur ishte për 1/3 më i madh seç është tani. Fatkeqësisht ajo pjesë është rrënuar. Tani lart ka vetëm dy dhoma, atë të grave dhe të fëmijëve si dhe odën qytetare.

Në katin e poshtëm gjenden dhoma e zjarrit, vendi ku përgatitej dhe shërbehej ushqimi për anëtarët e familjes dhe bodrumi – pjesa më e freskët e objektit, ku është ruajtur ushqimi, dhe i cili ka shërbyer si frigorifer në të kaluarën. Me shtimin e anëtarëve të familjes është shtuar edhe nevoja e ndërtimit të një objekti tjetër.

11174421_10153227794011950_3588629615687982295_o

Ky objekt është ndërtuar në shek. XIX dhe këtu kanë jetuar deri në momentin e shpërnguljes. Që nga momenti i hapjes së këtij objekti  si muze, është improvizuar ekspozita e përhershme në të cilën paraqitet mënyra e jetesës së shqiptarëve gjatë shekujve XVI – XX. Të gjitha dhomat në këtë objekt janë të improvizuara për të paraqitur katër temat kryesore apo ciklin e jetës: lindjen, jetën, vdekjen dhe trashëgiminë.

Në objektin e shek. XVIII, është dhoma e zjarrit dhe vendi ku përgatitej ushqimi me objektet përcjellëse si magjja ku mbahej mielli dhe përgatitej buka, oxhaku, sofra me stola (shkëmbinj), pjesën për larjen e enëve dhe bodrumin. Në të, po ashtu, mund të shihet pjesa e ka ngrohjes qendrore, dhomat e grave dhe fëmijëve dhe oda qytetare me hamamxhik.

Në dhomat e objektin e shek. XIX janë të ekspozuara veshjet me xhubletë, dhoma e lindjes si dhome e çiftit bashkëshortor me elementet përcjellëse si shtrati, arka e pajës (çejzit) dhe djepi.

Në dhomën e artit popullor paraqitet mjeshtëria artizanale kombëtare e zbatuar në objektet e materialit të dheut, drurit dhe metalit. Ato janë kryesisht eksponate që përdoreshin në ekonominë shtëpiake, të punuara nga mjeshtërit shqiptarë me teknikë dhe elemente të veçanta dhe me motive vendore.

11038756_10153227791601950_3333315077477143961_o

Në korridor mund të shihet këndi i ngrënies së ushqimit nga fëmijët, enët e drurit që shërbenin rreth produkteve të qumështit dhe një improvizimin të odës së fshatit.

Në katin e dytë janë të ekspozuara veshjet martesore nga treva të ndryshme të Kosovës që pasqyrojnë një nga vlerat etnokulturore të vendit tonë.

Një cep tjetër janë të vendosura armët e prodhuara në Prizren të viteve 1878. Dikur ky qytet numëronte më shumë se 200 punëtori të prodhimit të armëve dhe njihej gjithandej Perandorisë si qytet eksportues i tyre.

11154731_10153227793801950_5230279215596074046_oPo ashtu aty janë të ekspozuara dekorime nga argjendi me teknikën e filigranit që i takojnë shek XVIII dhe XIX dhe që janë nga trevat e Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Prishtinës dhe Mitrovicës.

10504769_10153227793741950_1052242183922833378_oAty janë edhe instrumentet muzikore si ato frymore, me tela dhe membranofo (është një mjet i muzikës që prodhon zë duke goditur); si dhe dhoma e vdekjes apo ceremonialit mortor sipas besimeve të ndryshme.

Sipas etnologut Ilir Sopjani, interesimi për ta vizituar këtë muze është në rritje e sipër, por vizitorët me të shumtë janë ndërkombëtarët dhe mërgimtarët të cilët e shfrytëzojnë pushimin veror për t’i njoftuar fëmijët me traditën dhe kulturën e tyre. Po ashtu nxënësit duke filluar nga parashkolloret e deri të shkollat e mesme përmes vizitave grupore janë vizitorë të shumtë të Muzeun Etnologjik.

Por ka të atillë që madje nuk e dinë se edhe ku gjendet, mbase gajlet e jetës që kanë rënduar mbi ta nuk u ofrojnë mundësinë që të mendojnë për kulturën dhe historinë e vendit të tyre. Megjithatë, nga të paktat institucione të kulturës që gjenden në qytetin tonë, Muzeu Etnologjik i Kosovës është pa dyshim një vend ku të mundëson një udhëtim prapa në kohë dhe ku do gjithsecili do të ndihet krenarë për vlerat kulturore dhe identitare që u përket. /tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?
Sociale & Shoqëri

Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?

02/07/2025
Next Post
REDAKSIONALE: Njerëzit ikin dhe për nderin e munguar, e jo vetëm për bukën e pakësuar!

REDAKSIONALE: Njerëzit ikin dhe për nderin e munguar, e jo vetëm për bukën e pakësuar!

Gjembi i gomarit, jo vetëm lule e bukur por edhe tepër kuruese

Gjembi i gomarit, jo vetëm lule e bukur por edhe tepër kuruese

Ronaldo me statistika të ‘çmendura’

Ronaldo me statistika të ‘çmendura’

TË FUNDIT

  • Të fundit
Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

04/07/2025
Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

04/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni