Pamje të pazakonta nga kamerat e vëzhgimit janë shfaqur në rrjetet sociale, duke treguar momentin kur një grua në veri të New York-ut sulmohet nga një dhelpër e tërbuar në oborrin e saj.
Gruaja që ishte objektivi i sulmit është një e afërme e meteorologut Ed Russo, i cili raporton nga Harrisburg.
“E afërmja ime u sulmua nga një dhelpër e tërbuar në New York. Ajo është mirë. Por kjo video është e mrekullueshme”, ka postuar meteorologu në Twitter.
WOW! A rabid fox attacked a woman in a city in New York — and it was caught on camera. Thankfully, the woman is OK. https://t.co/PJc2RtHBSM
(Footage courtesy of WHP Meteorologist Ed Russo) pic.twitter.com/ZdRSYtkUXK
— FoxNashville (@FOXNashville) August 24, 2022
Sulmi ndodhi kur gruaja doli nga shtëpia për të folur në telefon në oborr. Ndërsa ajo po qëndronte në oborr e përfshirë në bisedë, një dhelpër doli pas saj dhe e kafshoi këmbën. Gruaja u përpoq ta largonte dhelprën, por kafsha u kthye me këmbëngulje dhe vazhdoi të sulmonte gruan.
Në një moment shfaqet një burrë me shkop dhe godet kafshën, e cila pikërisht atëherë ka ikur.
Sipas mediave amerikane, kafsha u vra pasi sulmoi një person tjetër në të njëjtën zonë.
Trupi i dhelprës u dërgua në një laborator ku u konfirmua se kishte tërbim. Gruaja e cila u sulmua ka pësuar kafshime dhe gërvishtje në krahë dhe këmbë. /tesheshi.com/