Ka përfunduar një takimi bilatarel mes kryeministrit Rama dhe presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, i mbajtur në ambientet e Kryeministrisë ku u finalizua me firmosjen e marrëveshjeve që forcojnë bashkëpunimin dhe miqësinë mes dy vendeve.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndëroi kryeministrin Edi Rama me dekoratën më të lartë “Urdhrin e Princit Jaroslav i Urti”. Ndërkohë që nga pamjet e pubklikuara nga kryeministria në nisje të vizitës, kryeministri Rama e priti Zelensky-n në zyrën e tij, ku i dhuroi një libër me punimet e tij artistike.
“Me vendimin e presidentit të Ukrainës për kontribut të jashtëzakonshëm personal gjithashtu edhe për mbështetje i dorëzohet çmimi ‘Yaroslav i Urti’, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nga presidenti Volodymyr Zelensky”, thuhet në motivacionin që shoqëron këtë çmim. /tesheshi.com/