Në Theth, banorët e atyshëm janë rebeluar ndaj shtetit që këto ditë, nën urëdhërat nervozë të Ramës, ka shkuar aty që të prish ca konstrukte druri akomoduese, të cilat banorët i kanë sajuar jo në terrene publike por në pronat e tyre.
“Janë shtëpia druri, pa beton, pa asgjë, thjesht druri në tokën time”, shprehet një banor me aftësi të kufizuara mes lotësh. “Kemi aplikuar për leje por nuk na e japin. Kërkojmë nga shteti që të mos na i prishë, ngelim në rrugë të madhe”.
Dhe kjo situatë ngërthen një çmenduri tipike shqiptare ende pa shërim.
E para, shqiptarët vijojnë të veprojnë në injorim të ligjit, qoftë dhe sado pak. E gjitha kjo nën pushtetin e një psikologjie dominante që nuk bëhet asgjë pa e shkelur pak ligjin.
E dyta, ligji te ne nuk vepron kurrë si parandalues por si prapaveprues. Pra, nën vëzhgimin e shtetit, ata veprojnë lirshëm. Më pas ndodh gjëma.
E treta, shteti është një impotencë e gjallë menaxhimi situatash si dhe zgjidhjeje. Ai hem nuk u ka dhënë leje e hem nuk i ka sqaruar se pse nuk u jepet leje e pse nuk duhet të veprojnë pa leje. Pra, shtet, në mos i korruptuar, me idotë e të paaftë.
E treta, kryeministri nuk ndalet së promovuari ekonomitë e ngritura nga turizmi mes malesh, paralel me ftesën ndaj emigrantëve për t’u kthyer e investuar, e tani lejon apo nxiti kinse në emër të pronës publike, goditjen e ekonomive të tilla duke i futur të gjitha me një thes.
Siç ndodh me furtunën ndaj bashkive, ku digjet i njomi me të thatin prej një histerie që e ka kapluar këto ditë vape, kështu po ndodh dhe në terrene të tjera veprimi. /tesheshi.com/