Liverpool ka marrë nga Fulhami lojtarin më të ri në Premier League. Fjala është për 16-vjeçarin Harvey Elliott, i cili ka kaluar si përforcimi më i ri i kampionëve të Europës.
Elliott, me 16 vjet e 30 ditë u bë lojtari më i ri në histori i cili ka luajtur në Premier Ligën angleze kur u inkuadrua në lojë në ndeshjen kundnër Wolverhamptonit në maj të këtij viti.
Por sulmuesi anglez do të firmosë një kontratë profesioniste vetëm kur do të mbushë 17 vjeç në prill të vitit të ardhshëm.
Elliot, për të cilin interes kishin shfaqur edhe klubet tjera evropiane si Real Madrid, Paris Saint-Germain, Arsenal dhe Manchester City, është përforcimi i dytë i Liverpoolit, “Reeds”-at nënshkruran me një tjetër riosh, 17-vjeçarin hollandez, Sepp van den Berg. /tesheshi.com/