Në qershor, islamofobi famëkeq Tommy Robinson u shfaq në televizionin kombëtar në Good Morning Britain të ITV, ku ai mbajti një kopje të përkthimit të Kur’anit në dorë, duke pretenduar se ishte shkaku i dhunës nëpër shkolla.
Kur u sfidua nga prezantuesi Piers Morgan, Tommy u përgjigj duke thënë: “A e keni lexuar këtë libër?”
Tre muaj më vonë, Christos Onassis, i cili tani mban emrin Abdul-Bari, falenderoi Tommy-n për për kërkesën publike që njerëzit të lexojnë Kur’anin:
“Ndërsa isha në Britani të Madhe, pashë postimet në Twitter të @TRobinsonNewEra, ku ai rekomandoi se secili duhet të lexojë Kur’anin. Unë sapo e lexova, dhe deklarova shehadetin të dielën. Të falemnderit Tommy”.
Ai madje lexoi të njëjtin përkthim që mbajti Tommy në dorë.
Abdul Bari thotë:
“Ai tha se duhet lexuar Kur’ani për të parë të vërtetën, duke menduar se njerëzit duke e lexuar atë do të urrejnë Islamin. Në fakt unë e pashë të vërtetën, hyra në Islam për shkak të tij (Kur’anit) … Ai nuk e ka idenë se për çfarë po flet. Ai nuk ka kurrëfarë kuptimi të shpjegimit (tefsirit) të Kur’anit. Të falemnderit Tommy!” /tesheshi.com/