Sipas studimeve të fundit nëse buka konsumohet në mënyrë sistematike shkakton obezitet dhe rritje të presionit të gjakut. Një nga kërkuesit në Universitetit të Singaporit shprehet se mund të krijohet një lloj buke, e cila i shmang këto rreziqe.
Zhou Weibiao ka punuar gjatë viteve të fundit në krijimin enjë recete të re të prodhimit të bukës, por pa e bërë atë me përbërës artificialë. Zgjidhja e tij ishte në rikupermin e një antioksidanti nga orizi i zi, antocianinës, duke e përzier me miellin normal të bukës.
Buka mban konsistencën dhe shijen e ushqimit origjinal me një risi të vogël: pjesa e brendshme e bukës bëhet ngjyrë rozë në vjolë. Falë antocianinës tretja e bukës bëhet në mënyrë të ngadaltë duke shmangur transforminin e repentinës së amidonit në sheqer.
Pavarësisht pamjes vjolë të bukës, e cila për disa ndoshta nuk mund të jetë dhe aq tërheqëse, kërkesat për këtë mënyrë të re të gatimit kanë qenë me të vërtetë të shumta në numër. Nën shtysën e këtij suksesi, Weibiao po punon për krijimin e disa linjave të bukës mbi këtë ide inovative dhe të shëndetshme. /tesheshi.com/