Policia e Shkodrës po negocion për lirimin e një pengu, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Velipojë.
Sikundër raportohet, shkak i pengmarrjes është një borxhi prej 4 mijë euro të pashlyer, ndërsa policia zbuloi ngjarjen pasi një automjet ku ndodhej personi i marrë peng, nuk iu bind postbllokut të ngritur nga uniformat blu në aksin Shkodër-Velipojë, në zonën e Plazhit.
Autoritetet kanë identifikuar si pengmarrësit, i cili është nga Velipoja, ashtu sikurse dhe personin tjetër, një qytetar nga Shkodra, por identiteti i tyre momentalisht nuk bëhet i ditur.
Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës. Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar pasi qytetari nga Shkodra nuk ka kthyer borxhin.
Në këtë moment, personi që dyshohet si autor i kësaj pengmarrjeje ka nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj e ka detyruar viktimën të futet në bagazhin e makinës.
Policia ka kontaktuar me familjarë të pengmarrësit për ta bindur që të dorëzohet dhe lirojë pengun, por deri më tani negociatat nuk kanë dhënë rezultat. /tesheshi.com/