Problemi i të shtënave është mjaft i njohur së fundmi në SHBA dhe bilanci i fundit flet për një gjendje aspak të favorshme.
Problemi i të shtënave që nga viti 1999, kur ndodhi masakra e Shkollës në Columbine, ka vazhduar me një ritëm të pandalshëm. Që atëherë, në vend kanë ndodhur 88 të shtëna, në secilin rast me më shumë se 4 viktima, ku kanë humbur jetën 763 persona.
I bashkëlidhur me këtë fenomen shqetësues është problemi i urrejtjes, ku në 18 muajt e fundit, ekstremi i supremacisë së bardhë ka qenë përgjegjës për 63 viktima, në 7 raste.
Në faqet e para të New York Times dhe Washington Post trajtohet problemi i urrejtjes në vend, dhe fajin nuk ia anashkalojnë as Donald Trumpit.
Ata e shohin reagimin e Trump me pasivitet, për më tepër që fjalët e postuara në Twitter shkruheshin nga resorti i tij i golfit. /tesheshi.com/