Emri i presidenti serb Aleksandar Vuçiç korrespondon me një zë shumë aktiv kundër proceseve integruese të Kosovës, por çudisë nuk i dihet. Një emër i tillë figuron edhe në listën e policëve që sot janë diplomuar me një ceremoni solemne.
Në mesin e 416 policëve të rinj që do të shërbejnë për siguri në vend, figuron edhe emri i Aleksandar Vuçiç, një i ri që mban uniformën me emblemën e shtetit të Kosovës.
Është një normë e përcaktuar për pranimin e policëve me etni serbe në Kosovë, politikë kjo që synon integrimin e tyre më të mirë.
Së fundmi, pjesëtarë të shoqërisë civile por edhe të politikës serbe kanë dhënë sinjale për tentim shkëputje nga direktivat e Beogradit, pavarësisht thirrjeve të “shefit të madh” Vuçiç për bojkotimin e institucioneve. /tesheshi.com/