Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nisma e kryeqytetit danez që shpërblen sjelljet e mira të turistëve

by te Sheshi
05/08/2024
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Nisma e kryeqytetit danez që shpërblen sjelljet e mira të turistëve
25
SHARES

Nga Adrienne Murray Nielsen, BBC

Mblidhni mbeturinat nga kanalet. Dilni vullnetar dhe punoni në një fermë urbane. Pedaloni me biçikletë, në vend se të ngisni makinën. Si shpërblim për veprime të tilla ekologjike, vizitorët në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagën, mund të përfitoni gjëra të ndryshme si akullore falas, një pije freskuese dhe zbritje të çmimit të biletës për në muze.

Kjo është pjesë e një nisme që sapo ka nisur të zbatohet, CopenPay, e cila i inkurajon turistët të mendojnë dhe veprojnë në një mënyrë më të përgjegjshme në raport me  mjedisin përreth. Nga galeritë e artit deri tek veshjet sportive të marra me qira, 24 atraksione po marrin pjesë në nismën pilot njëmujore, e cila zgjat deri më 11 gusht.

Kjo qasje mikpritëse, është në kontrast të plotë me qytetet e tjera evropiane, ku turizmi masiv ka ndezur jo pak tensione. Për të kufizuar numrin e vizitorëve, Venecia ka vendosur një tarifë ditore, ka ndaluar grupet e mëdha dhe vizitorët e zhurmshëm, ndërsa në Barcelonë dhe Mallorca, banorët kanë dalë të protestojnë në rrugë.

Teksa sjellja e turistëve është vendosur gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes, shpesh për arsye të gabuara, Carina Ren, profesoreshë dhe studiuese e turizmit në Universitetin Aalborg, mendon se “CopenPay është një nismë e shkëlqyer që vjen në kohën e duhur”.

“Ajo përpiqet të japë deri diku një përgjigje, se si mund të ndihmojë dhe jo dëmtojë turizmi”, thotë ajo për BBC.

Me një popullsi prej rreth 600.000 banorësh, kryeqyteti danez renditet shpesh ndër qytetet më të gjelbra në botë. Megjithatë, që nga koha e pandemisë, atje kanë vërshuar një numër rekord turistësh. Vitin e kaluar, Kopenhaga pati më shumë se 12 milionë qëndrime turistësh të huaj gjatë natës, me korrikun dhe gushtin që shënuan pikun e sezonit.

Teksa ndeshin ekranet në aeroport që promovojnë nismën CopenPay dhe reklamat anash autobusëve, vizitorët po nxiten të luajnë rolin e tyre, duke bërë zgjedhje më të qëndrueshme me natyrën, siç janë mënyrat më ekologjike të transportit dhe reduktimin e mbetjeve, ndërsa shijojnë edhe përvojat kulturore të qytetit.

“Ne synojmë që turizmi të jetë një forcë për ndryshime pozitive dhe jo një barrë mjedisore,” shprehet Rikke Holm Petersen, drejtore e marketingut në bordin e agjencisë Wonderful Copenhagen, që qëndron prapa kësaj nisme. “Kur udhëtoni diku, harroni ndonjëherë zakonet e mira që keni në shtëpi. Ne duam të frymëzojmë një mentalitet dhe sjellje më të ndërgjegjshme midis turistëve”, shton ajo.

Nisma tërhoqi vëmendjen e madhe të medias, dhe Petersen është e bindur se nuk është më vetëm një truk marketingu. “Ne nuk e kemi nisur këtë fushatë për të tërhequr turistë, sepse tashmë kemi shumë të tillë, thekson ajo. “Unë pyes veten, a do të funksionojë ‘karota’ dhe jo ‘shkopi’ në rastin e Danimarkës?

Dhe a mund të jetë kjo nismë një model për destinacione të tjera turistike?

Si një shkrimtare që jeton në Kopenhagë, vendosa ta provoj se si turistët mund t’ia shpërblejnë qytetit të tyre pritës, dhe të mësoj se çfarë mendojnë mbi këtë nismë.

Aktiviteti im i parë, ishte një zhytje në det herët në mëngjes, dhe sesioni i këndimit të përbashkët.

Që të dyja argëtime shumë popullore këtu. Sjellja ime ekologjike? Thjesht ecja në këmbë. Shpërblimi: një kafe falas. Pas praktikës së frymëmarrjeve të thella dhe një ndjesie si e shpimit nga gjilpëra, dola shpejt nga uji i ftohtë i detit në orën 08:00, dhe u zhyta në një pishinë të vogël të lidhur me portin e Kopenhagës.

Duke u ndjerë shumë energjike nga kjo praktikë, piva një filxhan kafeje të ngrohtë. Disa çaste më vonë, iu bashkova dhjetëra të tjerëve që zgjohen herët në mëngjes për të kënduar bashkë. Repertori varion nga këngët klasike të The Beatles, deri tek hiti ‘Fly Me to the Moon’ i Frank Sinatras.

Pranë meje këndonin me entuziazëm Jasmine Blakeway dhe miqtë e saj nga Birmingham, të cilët kishin mësuar në Instagram mbi nismën CopenPay”.

“Ne menduam se ishte një mënyrë e mrekullueshme për të nisur ditën. Për ne është e rëndësishme që kudo ku shkojmë të lëmë vetëm një shenjë pozitive’, më tha Blakeway, duke shtuar se përqafimi i kulturës lokale dhe përpjekja për të vepruar në mënyrë të qëndrueshme me mjedisin, ishte diçka që ajo dhe miqtë e saj e vlerësojnë shumë.

Aventura ime e radhës ishte shkuarja me biçikletë tek një varkë elektrike, GoBoat. Më shumë se 500 njerëz kishin rezervuar hapësirat e disponueshme përmes CopenPay për një udhëtim falas me varkë për një orë, në këmbim të grumbullimit të mbeturinave gjatë eksplorimit të rrugëve ujore të Kopenhagës.

Duke lëvizur ngadalë, varka jonë e vogël me bateri kaloi nëpër një kanal para selisë së parlamentit të Danimarkës. Pasi lamë pas ndërtesat e mëdha historike dhe majat e larta të kishave, nisëm të kundrojmë rrethinat. Të gjithë ishim pajisur me rrjeta të vogla peshkimi, me të cilat pastronim ujin nga mbeturinat që mund të shihnim.

Por meqë kanalet e Kopenhagës ishin shumë të pastra, ishte e vështirë të dallojë ndonjë të tillë. Në fund të asaj shëtitjeje, na dhanë secilit nga një pako dhuratë si dhe një avion lodër.

E ngjashme është edhe GreenKayak , e cila është gjithashtu pjesë e nismës CopenPay. Turistët mund të përdorin falas për dy orë kajaket, mjafton që të mbledhin mbeturinat që hasin rrugës. ‘Kur dëgjon se duhet të mbledhësh mbeturina, ndoshta për disa njerëz nuk tingëllon edhe aq argëtuese. Por kur njerëzit e bëjnë kënaqen, pasi u duket sikur janë në një gjueti për thesare. Por kjo është një gjueti për plehra’, thotë Elisabeth Friis Larsen e ‘GreenKayak’.

Duke eksploruar më tej nismën, shkova me biçikletë përtej qendrës së qytetit për në Refshaleøen, një zonë ish-industriale që tani është një vendtakim popullor për të ngrënë dhe ekspozuar vepra arti . Por ashtu, atje ndodhet ferma urbane Oens Have (Island Garden). E vendosur midis hangarëve ku strehohen varkat, ky vend është një oaz i vërtetë i gjelbër, ku lulediellit duket sikur arrijnë deri lart në qiell, ku fluturat dhe bletët kërcejnë mbi lulet e purpurta dhe luleshtrydhet, teksa ka shumë kotece pulash dhe koshere bletësh.

Duke qenë vullnetare në fermë, detyra ime e parë ishte të këputja boçet e thara të lulediellit.

E gjunjëzuar nën rrezet e diellit për disa orë, e pata të lehtë të harroja se isha në qytet, dhe m’u duk sikur ajo ishte puna ime e përditshme.

‘Ky është një vend, ku mund vini në punë duart. Mund të shoqëroheni dhe bisedoni me njëri-tjetrin’, shpjegon bashkëthemeluesi i Oens Have, Livia Urban Swart Haaland, teksa mblodhëm disa grushte farash koriandër me një aromë të mrekullueshme. ‘Këto përdoren të freskëta, por edhe në fermente dhe turshi të ndryshme nga restoranti ynë’, shtoi ajo.

Atë ditë në fermë punonin më shumë se 30 vullnetarë. Vinim nga kombësi por edhe mosha të ndryshme. ‘Ne jemi të lumtur të shohim të na bashkohen njerëz që nuk kanë dëgjuar më parë për këtë gjë. Mendoj se është shumë bukur kur udhëton për të kontribuar, dhe depërton pak më shumë në kulturën e vendit që viziton’, shprehet Haaland.

Puna jonë u shpërblyen me një drekë të shijshme me perime të përziera dhe bukë të freskët. Ne u ulëm ngjitur pas njëri-tjetrit rreth një tavoline të përbashkët dhe po bisedonim. Turistja italiane Sara Carenini, e cila po vizitonte vetëm Skandinavinë, tha se e kishte tërhequr shumë nga ana sociale e vullnetarizmit.

‘Përreth tryezës, askush nuk është i huaj. Më pëlqen shumë ky aspekt’, thotë ajo. Është e qartë se ka një interes të madh për nismën CopenPay, madje për shumë me tepër aktivitete se ato që janë tashmë të rezervuara. Por mbledhja e mbeturinave dhe vullnetarizmi, nuk i tërheq të gjithëve, sidomos kur janë me pushime.

Në Nyhavn, rruga me e famshme e Kopenhagës, ku ndodhet ndërtesa shumëngjyrëshe dhe varka me vela të vjetra, disa turistë me të cilët fola u pëlqeu ideja për të bërë vepra ekologjike, megjithëse asnjëri nuk merrte pjesë në nismën CopenPay.

‘Ne jemi këtu edhe për tre ditë. Gjatë një udhëtimi si ky, ndoshta nuk do ta bëja. Por nëse do të qëndrojë jetoja këtu, të themi për dy javë, patjetër që po’, thotë një burrë. Një vajzë e re bie dakord me të, duke shtuar: ‘Kjo është ndoshta një mënyrë e mirë për të rinjtë, që kanë një buxhet të mjaftueshëm për të përjetuar më shumë përvoja gjatë udhëtimit të tyre’.

Berit Charlotte Kaae, studiuese e vjetër e turizmit në Universitetin e Kopenhagës, thotë se nisma CopenPay është një hap i vogël në drejtimin e duhur. ‘Unë mendoj se është një ‘karotë’ interesante për të ndryshuar sjelljen e njerëzve’ thotë ajo.

Related Posts

Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?
Sociale & Shoqëri

Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Next Post
Sa fitojnë olimpistët?

Sa fitojnë olimpistët?

Etna “kollitet” sërish

Etna “kollitet” sërish

Shkupi, keqardhje në vend të kërkimfaljes ndaj presidentes Osmani

Shkupi, keqardhje në vend të kërkimfaljes ndaj presidentes Osmani

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

02/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.