Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë rrugën për në Hagë, por megjithatë nuk është nisur pa lënë porosi. Nëpërmjet një status në Facebook, Haradinaj e ka dhënë mesazhin e fundit duke thënë se gjithmonë do ta mbrojë të drejtën e tij dhe shokëve të tij.
Ky është statusi i plotë i tij:
Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën!
Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogoj me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje.
Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!
/tesheshi.com/