Faqja online e një prej institucioneve të rëndësishme në vend ka pësuar një sulm kibernetik. Kjo të paktën sipas një informacioni nga policia, e cila e ka referuar çështjen në Prokurori.
“Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, Sektori për hetimin e krimeve kompjuterike njofton se janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi dyshohet për një ndërhyrje në një faqe zyrtare të një institucioni”, thuhet në një njoftim të policisë. /tesheshi.com/