Pas dekorimit të Berishës një vit më parë, presidenti Nishani i ka dhuruar një tjetër dekoratë familjes së tij politike.
Në 26-vjetorin e daljes së nr. 1 të gazetaës Rilindja Demokratike, organ i PD-së, kreu i shtetit e ka dekoruar këtë gazetë me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të vyer e të pazëvendësueshëm si gazeta e parë që vrau frikën e diktaturës dhe hapi rrugën për rivendosjen e shtypit të lirë në Shqipëri, duke përhapur e lartësuar vlerat e patjetërsueshme të lirisë dhe të demokracisë”.
Rilindja Demokratike është e para gazetë e përiudhës pluraliste. Botimi i saj nuk është ndërprerë asnjëherë në këto 26 vite. /tesheshi.com/