Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka ngushëlluar familjet e tre viktimave shqiptarë që u vranë në masakrën e Mynihut.
Kreu i shtetit shqiptar, në faqen zyrtare të Presidencës, ka bërë një dedikim në emër të të gjithë kombit.
“Të gjithë shqiptarët sot anembanë botës ofrojnë ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre me familjet e Sabinës, Armelës dhe Diamantit. Tre engjëj të goditur nga dora e terrorit. Lutemi të gjithë bashkë që Zoti t’jua lehtësojë dhimbjen familjeve dhe miqve të tyre. Bujar Nishani”/tesheshi.com/