Kreu i shtetit nuk ndalet në kontestimin e tij juridik të qeverisë.
Presidenti i Republikës ka përgatitur një material të gjatë 25 faqe ku i kërkon institucionit që intepreton ligjin themeltar që ta rrëzojë dhe shfuqizojë ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe të pezullojë zbatimin e tij.
Sipas kreut të shtetit, kontestimi i tij bazohet në vendimet e Gjykatës së Strasburgut dhe Kushtetutën e Republikës.
Presidenti shprehet se “ky ligj, i cili tashmë ka hyrë në fuqi dhe cënon rëndë parime të rëndësishme si: siguria juridike, barazia para ligjit, apo të drejtat e pronësisë”.
Drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave deklaroi para pak kohësh se Presidenti duhet të mbrojë interesin e publikut dhe jo atë personal. /tesheshi.com/