Mazhoranca pranon të shkojë në takimin e Presidentit Bujar Nishani, i cili ka thirrur grupet parlamentae për të konsultuar për një pikë të reformës në drejtësi, ku ka gjetur një paqartësi.
Çështja është se Presidenti e sheh të paqartë se si mund të nisë shortin për mbledhjen e kandidaturave për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, kur ligji në Kuvend nuk është miratuar akoma.
Në presidencë ka hyrë Gramoz Ruçi kryetar i grupit parlamentar i PS-së, Luan Rama nga LSI-ja, Edi Paloka nga PD-ja dhe Mesila Doda nga PDIU-ja./tesheshi.com/