Dhënia e dekoratave janë puna më pëlqyer për presidentin në ikje Bujar Nishani. Së fundmi ai ka shkaktuar habi tek publiku me dekorimin “Mjeshtri i Madh” për disa VIP-a të rinj të skenës së spektaklit shqiptar.
Ai ka dekoruar këngëtaren Rozana Radi dhe aktorin e humorit Julian Deda me këtë titull duke shkatuar një zemërim në publik dhe humor.
E para është një këngëtare e tregut muzikor komercial me video-klipe ku ka më shumë pronografi se ç’duhet, ndërsa i dyti u bë i njohur si aktor i Portokallisë, një spektakël humori në TV, vlerat e të cilit lënë shumë për të dëshiruar.
Se ku bazohet presidenti apo këshilltarët e tij që hartojnë motivacionet e dekorimit në këto raste mbetet një pikpyetje e madhe, pasi të jesh “Mjeshtër i Madh” në një fushë të caktuar duhet të kesh bërë vepra që lënë gjurmë dhe vlerësohen nga kritika serioze.
“Me mirënjohje dhe vlerësim të lartë për veprimtarinë e saj të spikatur dhe kontributet e vyera të dhëna si aktore e talentuar dhe këngëtare mjaft origjinale në skenën bashkëkohore artistike shqiptare”- shkruhet në motivacionin e Nishanit në dekorimin e Rozana Radit.
Kurse për Julian Dedën, një aktor shumë i afërt me PD-në, partinë e vetë presidentit, motivacioni është: “Në vlerësim të interpretimeve origjinale e të spikatura, në skenat teatrore dhe ekranet televizive, duke arritur me meritë të shndërrohet në njërin prej aktorëve më të vlerësuar e të duartrokitur të publikut bashkëkohor shqiptar”.
Më tej po në të njëjtën ditë Nishani ka vlerësuar dhe disa artistë të tjerë, si Vjoleta Zefi, e cila këndon këngë popullore shkodrane.
Nuk është hera e parë që dekoratat e Nishanit krijojnë debat në publik duke hedhur pikpyetje të mëdha për cilësinë e personave që u jepen ose duke hedhur dyshime se këtë të drejtë kreu i shtetit e përdor për të dorovitur miq e të njohur për interesa krejt personale./tesheshi.com/