Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka cilësuar ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati një “fodull” dhe të papërgjegjshëm.
Në një deklaratë të sajën, Presidenca ka reaguar në lidhje me anulimin e takimit me ambasadorët, duke deklaruar se shkak për të janë bërë sjelljet e papërgjegjshme, deri në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.
“Institucioni i Presidentit të Republikës e konsideron një rast skandaloz dhe të paprecedent aktin e shëmtuar të dhunimit të rregullave dhe ligjeve të shtetit nga një funksionar i lartë siç është ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.” thuhet në deklaratën për shtyp.
Por Ministria e Jashtme, në mënyrë të përsëritur, në fyerje të Kushtetutës së Republikës, të praktikës protokollare shtetërore dhe në dhunim të prerogativave kushtetuese të kryetarit të shtetit ndaloi pjesëmarrjen e tij në hapjen dhe zhvillimin e Konferencës Vjetore”, sqaron Presidenca.
Në çdo rast Konferenca e Ambasadorëve hapet dhe përshëndetet nga Presidenti i Republikës dhe askush tjetër.
Ky akt i papërgjegjshëm, foshnjarak, bizantin dhe i dënueshëm rëndon shumë imazhin e vendit tonë, për fat të keq”, vijon deklarata.
Në njoftimin zyrtar, Presidenca akuzon ministrin Bushati se, “në mënyrë të përsëritur refuzon të njohë institucionin e Presidentit të Republikës”.
Ndërkaq, Bushati, në një deklaratë në Facebook, akuzon rëndë Presidentin e Republikës.
për mungesën e sqarimit lidhur me anulimin e takimit me ambasadorët.
“Habitem se si një president që ka mesatarisht 2-3 këshilltarë për çdo çështje, përfshirë ato protokollare, nuk sqaron opinionin publik për veprimin e tij të paprecedent në shkelje të ceremonialit të shtetit dhe praktikës së konsoliduar diplomatike shumëvjeçare, por preferon të keqpërdorë tellallët e vendstrehimeve politike”, thotë Bushati. /tesheshi.com/