Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nis “tërmeti”: dosjet e “peshqve të mëdhenj” transferohen tek Krimet e Rënda që shndërrohet në SPAK

by te Sheshi
01/08/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Nis “tërmeti”: dosjet e “peshqve të mëdhenj” transferohen tek Krimet e Rënda që shndërrohet në SPAK

Hyrja në fuqi e Kodit të ri të Procedurës Penale ka sjellë ndryshime të rëndësishme që i hapin rrugën Prokurorisë Speciale dhe hetimeve të zyrtarëve të lartë.

Që prej ditës së djeshme, të gjitha dosjet në ngarkim të gjithë zyrtarëve që i kanë ato në Prokurori, janë transferuar tek Krimet e Rënda, e cila automatikisht kthehet në Prokurori Speciale.

Nuk bëhet fjalë vetëm për deputetët, por edhe për zyrtarët e nivelit të dytë dhe të tretë, që janë denoncuar gjithë këto vite nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Që prej ditës së djeshme,  për shembull, dosja në ngarkim të deputetit Tom Doshi kalon tek krimet e rënda.

Pa ashtu transferohet dosja e tmerrshme e CEZ- DIA, që pritet të “përvëlojë” sfera shumë të larta, dosja e “21 janarit”, por edhe të tjera që janë krijuar nga materialet e KLSH-së.

Gjykata e Lartë nuk do të jetë më shkalla ku do të gjykohen anëtarët e Parlamentit.

Vetë ky institucion është katandisur në një gjendje amullie si pasojë e nisjes së vettingut, mbarimit të mandatit të disa anëtarëve, por edhe largimit të një trupe administrative.

Vetë Gjykata e Lartë njoftoi se 5 gjyqtarëve iu mbaroi mandati 9-vjeçar. Kushtetuta parashikon mundësinë e qëndrimit të tyre në detyrë deri në momentin e zëvendësimit, por katër anëtarë, Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, dhe Arjana Fullani kanë vendosur që të dorëzojnë detyrën.

Vetëm gjyqtari Andi Çeliku ka zgjedhur që të qëndrojë pavarësisht mbarimit të mandatit.

Gjykata e Lartë ka sipas ligjit 19 anëtarë. Aktualisht ajo funksionon me 14 gjyqtarë, ndër të cilët anëtarja Majlinda Andrea është në procedura shkarkimi pas dënimit të saj për korrupsion. Dorëzimi i detyrës nga 4 anëtarët e tjerë e çon në 9 numrin e gjykatësve që ushtrojnë aktivitetin, pa llogaritur kryetarin Xhezair Zaganjori.

Në muajt që vijnë, Gjykata e cila ka në shqyrtim afër 19 mijë dosje, do të funksionojnë vetëm me gjysmën e anëtarëve të saj, ndërkohë që plotësimi i vendeve vakante, është në varësi të ngritjes së institucioneve të reja të parashikuara nga reforma në drejtësi.

Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, tashmë ka emërtimin “Speciale” dhe së shpejti ajo do të funksionojnë si një trupë me autonomi të plotë hetimore.

Pra, çdo prokuror special do të vendosë vetë për të trajtuar një dosje, pa lejen apo firmën e shefit të tij, apo të Kryeprokurorit të Republikës.

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka thirrur para disa ditësh drejtuesit e prokurorive në rrethe, të cilëve u ka komunikuar nisjen e transferimit të dosjeve.

Gjatë takimit prokurorët kanë diskutuar se si do veprojnë prokuroritë e rretheve por edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, për rastet dhe veprat penale që i ka parashikuar kodi i ri  i procedurës penale.

Disa dosje në lidhje me trafiqet, gjithsesi do të mbeten ende në suazë të rretheve.

Do jenë pikërisht këto struktura që do hetojnë veprën penale të trafikut të narkotikëve dhe njëkohësisht do jenë këto prokurori që paralelisht do regjistrojnë dhe hetimin pasuror për personin e arrestuar; pra për shpërndarësit e vegjël dhe kultivuesit e lëndëve narkotike, dosjet do të hapen nga prokuroritë e rretheve. Transferimi bëhet në Prokurorinë Speciale, vetëm kur të zbardhet mekanizmi i organizatës kriminale të strukturuar.

Burime diplomatike i thanë tesheshi.com se nga të parët që do të nisin vettingun së bashku me krerët e drejtësisë, do të jetë dhe një grup prokurorësh dhe gjykatësish të Krimeve të Rënda, që në të shkuarën janë mënjanuar pikërisht kur kanë nisur të hetojnë dosje të mëdha.

Në listën për të hyrë në SPAK është edhe grupi i Task-Forcës me në krye Dritan Rreshkën, që pas trajnimit në SHBA u mënjanuan nga ish-Presidenti Nishani dhe Kryeprokurori Llalla. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
BIA serbe përgatit skenarin për trazira mes Maqedonisë dhe Serbisë, shqiptarët përdoren si “mish për top”

BIA serbe përgatit skenarin për trazira mes Maqedonisë dhe Serbisë, shqiptarët përdoren si “mish për top”

Albin Kurti: Pse Kadri Veseli nuk mund të jetë kryekuvendar

Albin Kurti: Pse Kadri Veseli nuk mund të jetë kryekuvendar

Nga Ferdi KAMBERI: Mbi religjiozen dhe sekularen

Nga Ferdi KAMBERI: Mbi religjiozen dhe sekularen

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni