Me një gamë të gjerë vitaminash dhe mineralesh, mandarinat përmirësojnë disa sisteme në trupin tonë.
Përveçse të pasura me vitaminë C, ato na furnizojnë edhe me bakër, vitaminë B6, tiamin, folate, kalium, kalcium dhe magnez.
Forcojnë imunitetin
Marrja ditore e një sasie të mjaftueshme të vitaminës C ndihmon në reduktimin e simptomave dhe shkurtimin e kohëzgjatjes së sëmundjeve të zakonshme të frymëmarrjes, siç është ftohja e zakonshme.
Mbrojnë nga gurët në veshka
Mandarinat do të ndihmojnë në rritjen e nivelit të citratit në urinë dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë rrezikun e gurëve në veshka.
Përqindje e lartë e antioksidantëve
Antioksidantët janë përbërës të fuqishëm që na mbrojnë nga inflamacioni dhe sëmundjet kronike si kanceri, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Nxisin tretje të mirë
Me 1,6 gram fibra në një mandarinë, tretja do të funksionojë mirë dhe do të reduktoni rrezikun e hemorroideve, ulçerës në stomak dhe sëmundjeve inflamatore të zorrëve.
Përmirësojnë shëndetin e zemrës
Flavonoidet në agrumet mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, të cilat të dyja janë faktorë kryesorë rreziku për sëmundjet e zemrës. Zakonisht këshillohet t’i hani rregullisht dhe me moderim, sepse ato janë acidike dhe mund të shkaktojnë gërryerje të smaltit të dhëmbëve me kalimin e kohës.
Për më tepër, hani si fruta në vend të lëngut për të siguruar fibra. Lëngu i frutave përmban më shumë kalori dhe fruktozë, kështu që mund të kontribuojë në shtimin e peshës dhe probleme me mëlçinë nëse konsumohet në sasi të tepërt për një kohë të gjatë. /tesheshi.com/