Kryeministri Rama njoftoi edhe me anë të një videoje nisjen e punimeve për rehabilitimin e aksit Burrel – Klos, shndërruar në një katastrofë rrugore vitet e fundit. Ishin trajlerat e kromit që e katandisën atë që konsiderohej si një ndër rrugët me peisazhin më të bukur natyror rreth e rrotull, në një ferr të vërtetë. Me Rrugën e Arbrit, ajo kalon si rrugë dytësore, por do vijon të mbetet kryesore për Burrelin në rrugën drejt Tiranës.
“….dhe me kënaqësinë që pas Rrugës së Arbërit, u çel edhe kantieri i rrugës kombëtare Burrel-Klos, e shkatërruar dhe braktisur prej dekadash, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Siç mund të dallohet nga fjalia e fundit, statusi i Ramës ka një pasaktësi, pasi deri para 15 vitesh, pa u dyndur kompaninë private drejt Bulqizës ku ngarkonin e transportonin krom me trajlera, rruga ka qenë normale. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1891047597658204/?t=43