Ardi Veliu i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën Gledis Nanos, i cili nga sot është drejtori i ri Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Në ceremoninë e betimit, Nano ka prezantuar prioritet e punës së tij në krye të këtij institucioni të rëndësishëm:
“Prioritet im do të jetë intensifikimi i bashkëpunimit me të gjitha organet ligjzbaturse në vend, partnerët ndërkombëtarë dhe misionet që asistojnë Policinë Shqiptare.
Ne synojmë një polici më të trajnuar me kapacitete të shtuara në fushën e dixhitalizimit, mirëmenaxhim të çdo burim njerëzor me meritokraci që janë parakushtet çka do e rëndësishme shpejt Policinë shqiptare kah atyre, rritjen e aftësive profesionale dhe operacionale në përmbushje të misionit Kushtetues që ka”.
Si zbuloi para publikut se si u gjend në këtë profesion, atë të një ligjzbatuesi.
Profesioni im nuk ishte një zgjedhje karriere por pasion, i frymëzuar nga babi im si ish-oficer.
Ky institucion është një pjesë e rëndësishme e jetës sime, sfidat janë rëndësishme, puna e arritur nga paraardhësi im duhet çuar përpara, qytetarët presin standarde të tjera dhe zgjidhje të probleme të tyre dhe ne do të bëjmë maksimumin për ta arritur”. /tesheshi.com/