Policia shqiptare dhe ajo kosovare nisën sot patrullimet e përbashkëta në terrritorin shqiptar, një praktikë që vijon prej tre vitesh përgjatë sezonit veror. Mitat Tola, kreu i Rrugores së Shqipërisë, tha se qëllim nuk është ndëshkimi, por disiplinimi i ecjes në rrugë.
“Ne nuk jemi këtu për ta ndëshkuar askënd por për të parandaluar… Kini kujdes, mos vozitni kur pini alkool, vendosni rripin e sigurisë, ngadalësojeni shpejtësinë”, ka thënë Tola, një apel që u përcoll dhe nga homologu i tij kosovar, Sabedin Mehmeti. Ky i fundit bëri me dije se do të jenë tre ekipe të përbashkëta patrullimi. /tesheshi.com/