Erërat e forta ndezën zjarrin mes temperaturave të larta në zonën e Shimatarit, që ndodhet rreth 50 kilometra jashtë kryeqytetit, Athinës.
Një zjarr i madh pyjor doli jashtë kontrollit në veri të Athinës, për këtë arsye autoritetet greke urdhëruan sot evakuimin e një qyteti bregdetar aty pranë si masë paraprake, raporton Reuters.
Erërat e forta ndezën zjarrin mes temperaturave të larta në zonën e Shimatarit, që ndodhet rreth 50 kilometra jashtë kryeqytetit, Athinës.
Autoritetet u kërkuan banorëve të evakuohen nga qyteti i Dilesit dhe ndaluan shërbimin lokal të trenave pasi më shumë se 100 zjarrfikës, të mbështetur nga katër avionë dhe dy helikopterë, luftuan me flakët.
Ekipet e shpëtimit po përpiqeshin të shuanin zjarrin edhe në zonën e Akaisë, në gadishullin jugor të Peloponezit, ku u evakuuan katër fshatra.
Të dielën në mbrëmje, autoritetet lokale u kanë bërë thirrje banorëve të komunave të kërcënuara që të evakuohen menjëherë në Agrapidohora, raporton Kathimerini.
Vitin e kaluar zjarret në pyje shkatërruan rreth 300 mijë hektarë pyje dhe Greqia pësoi valën më të keqe të të nxehtit në 30 vitet e fundit, kujton Reuters. /tesheshi.com/