Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nis “lufta finale” qeveri-gjyqësor: pas Rroshit priten prangat edhe ndaj dy zyrtarëve të PS-së

by Te Sheshi
13/06/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Nis “lufta finale” qeveri-gjyqësor: pas Rroshit priten prangat edhe ndaj dy zyrtarëve të PS-së

Në momentin që sekretaria e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka dërguar me postë sekrete kërkesën për ndjekjen penale ndaj Saimir Tahirit, Kryeprokurori Adriatik Llalla ka firmosur arrestimin e kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi.

Pas firmosjes, në mënyrë sekrete, një prokuror ka shkuar fshehtas në gjykatën e Tiranës dhe po në mënyrë të fshehtë është marrë vendimi për të arrestuar kreun e bashkisë së Kavajës.

Në orët e pasdites, një oficer i policisë gjyqësore dhe një prokuror e kanë dërguar me postë sekrete urdhrin tek Policia e Shtetit që të ekzekutojë vendimin.

Menjëherë policia ka kontaktuar me kryebashkiakun, i cili është dorëzuar dhe është transferuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Pikërisht, ndërsa po transferohej nga Kavaja në Tiranë, Rroshi ka reaguar shumë ashpër për arrestimin me një status në Facebook.

“E mirëpres ballafaqimin me drëjtësinë e Sali Berishës dhe do të provoj gjithë pafajësinë time për këtë poshtërsi. Kam angazhuar avokatë të njohur italianë që janë skandalizuar me gjithë këtë sulm ordineresh ndaj meje. Ata më kanë siguruar se kjo është diçka e pabesueshme dhe betejën sado e gjatë të jetë, do ta fitojmë.

Prokuroria nuk ka provuar asgjë përveç atyre që kam deklaruar vetë. Më akuzojnë për një fakt që e kam ekspozuar vetë publikisht dhe që për drejtësinë italiane është nul.

Më akuzojnë për dëbime ku jam dëbuar si mijëra emigrantë të tjerë në tufë, po ku nuk kam bërë asnjë gjyq dhe s’kam marrë asnjë dënim.

Le të më akuzojnë për çfarë të duan tjetër. Ky arrestim është kriminal sepse nuk mund të arrestosh njeriun për deklarim të rremë pa e provuar që ka qenë i tillë. S’ka problem, unë jam mësuar me padrejtësira dhe kam lindur për t’i mbijetuar çdo padrejtësie.

E sigurtë është që Kavajën Sali Berisha nuk ka për ta marrë më edhe sikur shtatë pashë nën dhe të më fusin mashat e tij.

Këtu do jemi!”, deklaroi kryebashkiaku i Kavajës, ndërkohë që mediat pranë qeverisë kanë kërkuar shkarkimin e Rroshit nga posti i qytetarit numër një.

Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria nëse do të shkarkohet apo kur Rroshi.

Ndërkaq, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë të ditur të gjitha akuzat për të cilat kreu i bashkisë së Kavajës është vënë nën pranga.

Dosja e prokurorisë

1- Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Tiranës rezulton se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit.

2- Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zvicerian respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit.

3- Gjithashtu subjekti Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit.

4- Ndërkohë, nga të dhënat e deritanishme, janë siguruar informacione se shtetasi Elvis Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Europës.

Në bazë të këtyre të dhënave, Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Elvis Rroshi, me funksion Kryetar i Bashkisë Kavajë, i dyshuar për veprën penale të “Fallsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

Ndërkaq, procedura e verifikimit të deklarimit ka përfunduar edhe për kryetarin e bashkisë së Krujës Artur Bushi dhe ditën e nesërme pritet që e njëjta gjë të ndodhë edhe me të.

Në tryezën e Adriatik Llallës ndodhet tashmë edhe shkresa për ndjekjen penale të Saimir Tahirit, i firmosur nga shefi i tij de jure, Bujar Nishani. A do ta firmosë?

Një burim bëri të ditur se mund të ndodhë të mërkurën, kur të jetë në Velodrom ndeshja me Francën./tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Brexit, sërish përplasje mes parlamentarëve britanikë për kufijtë e imigrantët

Brexit, sërish përplasje mes parlamentarëve britanikë për kufijtë e imigrantët

Tre përfitime të shëndetshme nga luleshtrydhet

Tre përfitime të shëndetshme nga luleshtrydhet

Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen me bujë: Prokuroria, e kapur nga politika dhe krimi

Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen me bujë: Prokuroria, e kapur nga politika dhe krimi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni