Ish-ministri i rendit Saimir Tahiri ka vajtur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi u thirr nga grupi i prokurorëve që po hetojnë çështjen e tij.
Hetimi nisi pasi Kuvendi i dha autorizimin prokurorisë për këtë gjë, por rrëzoi kërkesën e saj për arrestimin e Tahirit.
Një ditë më parë oficerët gjyqësore kontrolluan në banesën e tij për të gjetur ndonjë provë që ta implikojë deputetin me grupin e Habiljave në trafikun e drogës drejt Italisë.
Vetë Tahiri ka kërkuar më shumë se një herë që të merret në pyetje personalisht, për t’i shkuar deri në fund, sipas tij, të vërtetës./tesheshi.com/