Ka nisur ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës procesi gjyqësor mes presidentit Nishani dhe kryebashkiakut Veliaj.
Ka qenë kreu i shtetit ai që ka paditur për shpifje kreun e bashkisë së kryeqytetit. Në seancë ishin të pranishëm vetëm dy përfaqësuesit ligjorë të Nishanit e Veliajt.
Gjykata kërkoi kohë për të marrë pamjet filmike nga televizioni, ku sipas padisë së Nishanit, Veliaj akuzon presidentin për grabitjen e një prone. Ndërkohë avokatët e Veliajt kërkuan gjithashtu kohë për t’u njohur me padinë.
Raportet e tensionuara mes presidentit dhe kryebashkiakut u krijuan pas takimit që Nishani zhvilloi me përfaqësues të shoqërisë civile te vendi ku po ndërtohej këndi i lojërave në liqenin artificial të Tiranës /tesheshi.com/