Pas lajmërimit të një marrëveshjeje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kubës për lejimin ë fluturimeve tregtare mes dy vendeve, janë të paktën gjashtë kompanitë e interesuara që kanë paraqitur në departamentin e Transportit amerikan kërkesën për të vepruar në këtë fushë.
Do të duhen disa muaj përpara se qeveria e Shteteve të Bashkuara të japë një përgjigje për atribuimin e fluturimeve të lakmuara, ndërsa në vijim pritet nisja e fluturimeve tregtare mes dy vendeve me marrëdhënie të ngrira prej vitesh./tesheshi.com/