Opozita e ka nisur protestën e saj me bllokim të disa akseve rrugore, në Tiranë dhe jashtë saj, si një formë përshkallëzimi bashkëshoqëruar me kërkesën për qeveri teknike.
Kjo ndodh në ditën e 66 të çadrës së saj, me të cilën ka bllokuar dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Grupimet militante, të paktën ato në kryeqytet të cilat janë vendosur tek rrethrrotullimi i shqiponjës dhe shkolla teknologjike, udhëhiqen nga krerë të PD-së.
Ndërsa kryetari Basha ndodhet tek shqiponja. Për policinë e shtetit ky është një tubim i paligjshëm. Dhe duke iu referuar ligjit, drejtues policorë po u bëjnë thirrje protestuesve që të kërkojnë lirimin e akseve të bllokuara. Ndërsa për PD, protesta është tërësisht e ligjshme. Ajo thotë se detyrim është njoftimi dhe jo leja. /tesheshi.com/