Presidenti serb, Tomislav Nikoliç takoi në Vatikan, papa Franceskun me të cilin ka folur për krizën e refugjatëve që ka përfshirë edhe Serbinë, por sipas mediave serbe, ka parashtruar edhe kundërshtinë e vendit të tij për pranimin e Kosovës në UNESCO.
Takimi ka zgjatur 35 minuta dhe sipas faqes zyrtare të Vatikanit, Nikoliç i ka dorëzuar papës kanunin e Dushanit si dhe në monografi të manastireve të Kosovës.
Njoftimi i Vatikanit thotë se në takimin privat është folur edhe për rrugën e serbisë drejt integrimit europian, por thekson se në qendër të bisedës kanë qenë tema të interesit të përbashkët, duke mos bërë asnjë referencë për kundërshtimin që Serbia I bën pranimit të Kosovës në UNESCO. Ideja e ndihmës nga Vatikani për të kundërshtuar aplikimin e Kosovës, u hodh ditë më parë, që kur u njoftua për vizitën e Nikolic në Vatikan. /tesheshi.com/