Beogradi reagon ashpër pas konstitucionalistes serbe që ofron modelin gjerman për njohjen e Kosovës nga Serbia.
Nga stafi i Presidentit Tomislav Nikoliç i është përgjigjur ashpër profesoreshës Vesna Rakiç.
Këshilltarja e Nikolic, Stanislava Pak, ka thënë se dicka e tillë nuk vjen në konsideratë.
“Kosova nuk do të hiqet nga Kushtetuta dhe shkelja e integritetit të Serbisë nuk vjen në konsiderim”, tha Pak.
Duke komentuar deklaratën e profesoreshës së drejtësisë Vesna Rakiç -Vodineliç Pak ka thënë se propozimi i tillë “nuk pi ujë”.
/tesheshi.com/