Presidenti serb, Tomislav Nikoliç ka qenë i alarmuar pas dialogut me Prishtinën në Bruksel dhe ka thirrur me urgjencë ambasadorët e SHBA-së, Rusisë dhe Kinës.
Sipas mediave beogradase, kreu i shtetit serb i ka kërkuar dy përfaqësuesve diplomatike të Fuqive të Mëdha që të mos e hapin çështjen e njohjes së Kosovës para zgjedhjeve presidenciale në Serbi.
Nikoliç është takuar dhe me koordinatoren e re të OKB-së në Beograd. Edhe këtu temë ka qenë Kosova, ndërsa siç citohet, Nikoliç ka thënë se Serbia është e vendosur ta ruajë stabilitetin; ndërsa, sipas tij, Kosova e ka radhën të zbatojë marrëveshjet e Brukselit.
Serbia, Rusinë dhe Kinën i konsideron mbrojtës të interesave të saj edhe në Kosovë. /tesheshi.com/