Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nike në vend të Adidas: polemika të mëdha në të gjithë Gjermaninë

Kthesa në një traditë 70-vjeçare që s’po gëlltitet dot

by te Sheshi
23/03/2024
in Sport, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Nike në vend të Adidas: polemika të mëdha në të gjithë Gjermaninë

Përjashtimi i prodhuesit të pajisjeve Adidas, si partner i kombëtares gjermane të futbollit, në favor të amerikanes Nike shkaktoi polemika të mëdha në Gjermani, madje edhe në radhët e autoriteteve, ku dënohet mungesa e patriotizmit.

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) shkaktoi një tronditje të vërtetë, duke njoftuar vendimin për partneritet me kompaninë amerikane Nike për periudhën 2027-2034, duke i dhënë fund më shumë se 70 viteve besnikëri ndaj bavarezit Adidas. Njoftimi vjen më pak se tre muaj para fillimit të Kampionatit Evropian të Futbollit në tokën gjermane, raporton AFP.

Në Gjermani, e cila është në rënie ekonomike, dëbimi i Adidas errëson më tej tablonë, pasi ndërkohë një tjetër simbol i industrisë gjermane ngriti pluhurin – prodhuesi i makinave Volksëagen u hoq si partner i turneut në favor të rivalit kinez BYD.

E vështirë të imagjinohet një fanellë pa tre vija

“Vështirë se mund ta imagjinoj një fanellë gjermane pa tre vijat e markës gjermane Adidas”, ka reaguar Robert Habeck, ministri i Ekonomisë dhe Zv.Kancelar. “Adidas dhe zi-kuq-verdhë, ngjyrat e flamurit gjerman, kanë qenë gjithmonë të pandashme për mua, si pjesë e identitetit gjerman. Do ta vlerësoja pak më shumë patriotizmin vendas”.

Zhgënjimin e ka shprehur edhe ministri i Shëndetësisë, socialdemokrati Karl Lauterbach. Zgjedhja e një kompanie amerikane për pajisjen e Mannschaft u gjykua në Platformën X si një gabim, duke u ankuar se “tregtia shkatërron një pjesë të atdheut dhe traditës”.

“Futbolli gjerman ka qenë gjithmonë pjesë e historisë ekonomike gjermane. Kombëtarja që luajti me tre vija, ishte e qartë sa topi ishte i rrumbullakët dhe loja zgjat 90 minuta”, tha Markus Soeder, kryeministër i Bavarisë, ku është selia e Adidas.

Mosmiratimet janë përhapur në të gjithë vendin

Dhe jashtë qarqeve politike, mosmiratimet janë të përhapura në të gjithë vendin.

“Kjo ka të bëjë me paratë”, kritikon revista me ndikim Der Spiegel, ndërsa mediat e pakonfirmuara flasin për një kontratë 100 milionë euro në vit. Megjithatë, Bild ishte një nga të paktët që miratoi marrëveshjen, duke theksuar vështirësitë financiare të DFB. “Tradita nuk i paguan faturat”, pohon gazeta.

DFB kishte parashikuar tashmë reagime negative. “Ne e kuptojmë çdo emocion. Ndarja me Adidas nuk na lë të ftohtë, por Nike prezantoi ofertën më të mirë ekonomike”, njofton DFB në rrjetin X.

Përveç kontratës me Nike, DFB njoftoi edhe një kontratë me platformën Tik Tok, të zhvilluar nga kompania kineze ByteDance, e cila do të bëhet “partneri zyrtar i argëtimit” i kombëtares së meshkujve.

Njoftimi vjen si një tronditje për Adidas disa ditë pas zbulimit të koleksionit të fanellave EURO, duke përfshirë një me një tranzicion rozë dhe vjollcë që bëri bujë në vend, thekson gazeta Sueddeutsche Zeitung. /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Next Post
Jahti që rrëzon mitin e “jetës modeste” të Zuckerbergut

Jahti që rrëzon mitin e “jetës modeste” të Zuckerbergut

Tronditja prej një varri masiv në shkretëtitë

Tronditja prej një varri masiv në shkretëtitë

Një gjeneral kosovar mes kolegëve amerikanë

Një gjeneral kosovar mes kolegëve amerikanë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni