“Nuk është koha për astrologë por për psikologë”, do deklaronte në mënyrë kritike pak ditë më parë kryeministri Rama, e kësaj thirrje i janë përgjigjur kosovarët.
Nga Kosova, prej aty ku startoi dhe mbështetja e ndihma e parë për pasojat e tërmetit, pritet të mbërrojnë 50 psikologë – raporton Shqiptarja.com.
Angazhimi i kësaj trupe ngushëlluesish profesionistë, do jetë në lehtësimin e dhimbjes si të atyre që kanë humbur të afërmit si për ata që kanë humbur pasurinë, apo janë në kushte të vështira pas tërmetit. /tesheshi.com/