Ngrohja globale është një realitet dhe kjo duket në rastet e motit ekstrem nëpër botë, që janë të shumta dhe sjellin katastrofa natyrore. Por, shkencëtarët kanë nisur të projektojnë të ardhmen në kushtet e ngrohjes globale, pasi me ritmet e rritjes së temperaturave mesatare, shumë gjëra mund të jenë ndryshe.
Dhe “sakrifica” e parë që do të kërkojë ngrohja globale në fushën sesi i projektojmë ndërtesat e së ardhmes është pikërisht materiali i kudondodhur dhe i pëlqyer, xhami.
Strukturat e ardhshme të botës nuk do të jenë më prej xhami, parashikojnë specialistët në kushtet kur ngrohja dhe moti ekstrem po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.
Me dekada tashmë, xhami ka qenë kudo, madje edhe në arkitekturën e ashtuquajtur moderne të strukturave të mbyllura. Sidoqoftë, sa i takon nxehtësisë, xhami është në mënyrë ekstreme jo eficient, ai nuk bën asgjë më shumë se përcjell jashtë nxehtësinë në dimrat e ftohtë dhe i shndërron ndërtesat në serra në ditët e verës. /tesheshi.com/