Në këtë fundjavë të acartë, por me etje për lëvizje me motiv turistik, Autoriteti i Rrugëve lëshoi një info mbi ato akse ku duhet patur kujdes, dhe për shkak të dëborës së rënë ditët dhe orët e fundit.
“Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërndarjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme.
Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë”, thuhet në një njoftim të ARRSH-së. /tesheshi.com/