Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ngjitja e shpejtë në pushtet e Emmanuel Macron-it: nga thuajse i panjohur në presidencën franceze

by Te Sheshi
07/05/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Ngjitja e shpejtë në pushtet e Emmanuel Macron-it: nga thuajse i panjohur në presidencën franceze

Presidenti i zgjedhur i Francës, Emmanuel Macron, nga thuajse një i panjohur politik u bë udhëheqësi i ekonomisë së pestë më të madhe të botës në më pak se një vit.

France 24 bën një përshkrim të momenteve kyçe të kësaj ngjitjeje të shpejtë të Emmmanuel Macron-it, që këtë të diel fitoi betejën me Marine Le Pen, për t’u bërë presidenti më i ri i Francës.

6 prill 2016: Gati një vit para zgjedhjeve presidenciale franceze, Emmanuel Macron bën të njohur lëvizjen e tij “En Marche!”, për të cilën thotë se nuk do të jetë as në të majtë, e as në të djathtë të spektrit politik. Lëvizja nxit menjëherë spekulimet për ambiciet presidenciale të ish-bankierit.

30 gusht 2016: Një ministër ekonomie popullor, por i izoluar, nën presidentin socialist François Hollande, Macron largohet nga qeveria për të “hapur një kapitull të ri” në karrierën e tij politike. Ai lë pas mentorin e tij politik, i cili është në hall nga një përqindje e ulët rekord pëlqimi për të.

16 nëntor 2016: Macron shpall kandidaturën për postin më të lartë të Francës. Si një ish-ministër që nuk ka mbajtur kurrë një post të zgjedhur, dhe për shkak të mungesës së një aparati partiak me pozita të forta për ta drejtuar fushatën e tij, nga komentatorët i jepet pak mundësi për sukses.

27 nëntor 2016: Ish-kryeministri François Fillon siguron kandidaturën për president mes konservatorëve. Shumë të moderuar brenda partisë Les Republicains e shohin Fillon-in si shumë në të djathtë sa ka të bëjë me ekonominë dhe me çështjet sociale. Ai shpejt ka për t’u mbërthyer nga një skandal që përfshin bashkëshorten e tij dhe një punë të pretenduar të rreme si ndihmëse parlamentare.

1 dhjetor 2016: Duke u dhënë fund muajve, e madje viteve, spekulim, presidenti Hollande deklaron se nuk do të kërkojë rizgjedhjen. Presidenti tejet jopopullor përballet me ndarje brenda kampit të tij socialist, si dhe me synimin për postin e lartë nga ish-këshilltari dhe i mbrojturi Macron.

10 dhjetor 2016: Macron nis seriozisht fushatën e tij elektorale, duke mbajtur një fjalim para 15.000 mbështetësve të mbledhur në Paris. Vizioni i tij mbi një Francë multikulturore, proeuropiane dhe me qasje pozitive ndaj tregut u bën apel veçanërisht votuesve të rinj, por anketimet e paraqesin atë si të tretin në garë, në distancë me të parët, në më pak se pesë muaj para zgjedhjeve.

29 janar 2017: Benoit Hamon fiton zgjedhjet paraprake presidenciale të Partisë Socialiste, me një platformë të majtë që shumë mendojnë se do të jetë e pambrojtshme në zgjedhjet e përgjithshme. Fitorja e Hamon-it e përçan partinë qeverisëse, me rivalin e zgjedhjeve paraprake dhe ish-kryeministrin Manuel Valls që mbështet Macron-in për presidencën.

22 shkurt 2017: Centristi François Bayrou deklaron se nuk do të qëndrojë si kandidat presidencial, duke iu bashkuar në vend të kësaj fushatës së Macron-it. Një veteran i tre garave presidenciale të mëhershme, Bayrou mblodhi 18.6% të votave në zgjedhjet franceze të 2007-s.

2 mars 2017: Pas muajsh mister, Macron zbulon më në fund programin e tij presidencial, që përmban një përzierje propozimesh politike, të drejtuar progresivëve socialë dhe udhëheqësve të biznesit. Me rivalët në telashe në garë, Macron del përpara Fillon-it dhe udhëheqëses së të djathtës ekstreme Marine Le Pen në sondazhe.

23 prill 2017: Macron fiton raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, duke shkuar në balotazh me Le Pen-in. Eshtë një tërmet për politikën franceze, me dy partitë kryesore të dala nga gara.

Për të ardhur te 7 maji, dita kur ai zhduk çdo pikëpyetje, duke fituar në zgjedhje postin më të lartë të republikës franceze. /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Ditë e pikëlluar për ish-presidentin turk Abdullah Gyl, humb babanë

Ditë e pikëlluar për ish-presidentin turk Abdullah Gyl, humb babanë

Ushqimet më të mira kundër plakjes

Ushqimet më të mira kundër plakjes

Java e fatit politik të Isa Mustafës: ja pse është afër daljes në pension

Java e fatit politik të Isa Mustafës: ja pse është afër daljes në pension

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni