Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ngjarjet që shënuan 2016-ën në Shqipëri: nga Europiani tek Reforma në Drejtësi

by te Sheshi
31/12/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Ngjarjet që shënuan 2016-ën në Shqipëri: nga Europiani tek Reforma në Drejtësi

Tifozet Kuq e Zi, gjate ndeshjes se futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Armeni, 2-1, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit. /r/n/r/nAlbanian fans, during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Armenia, 2-1, at the Elbasan Arena Stadium.

Kakofonia e lajmeve të shpejta e të shumta ka shuar shpesh zhurmën e përligjur të lajmeve që vërtet vlejnë të shënohen në kalendarin e vitit që po lëmë pas. Nga politika me miratimin historik të Reformës në Drejtësi dhe zhvillimeve brenda dy partive kryesore e deri tek kualifikimi për herë të parë në Kampionatin Europian; shenjtërimi i Nënë Terezës apo arrestimi i një ish-ministri për korrupsion e deri lista e të inkriminuarve në politikë, ky vit ka rekordet e tij të ngjarjeve për shqiptarët. tesheshi.com bën një përmbledhje të ngjarjeve më të rëndësishme të këtij viti…

Nga politika:

Reforma në drejtësi

Politika e teatrit të ditës së Enjte me batuta e fyerje ka arritur që këtë vit të tejkalojë vetveten dhe të shënojë një ngjarje me rëndësi, e cila pritet t’i japë frytet e para vitin që vjen. Miratimi i Reformës në Drejtësi, një paketë ligjore e imponuar nga ndërkombëtarët pritet t’i hapë rrugë spastrimit të gjyqësorit të korruptuar shqiptar. Para votimit historik më 22 korrrik 2016 me 140 vota pro kësaj reforme i parapriu gjithashtu një takim historik mes Ramës e Bashës.

Dekriminalizimi i politikës

E nisur nga opozita nisma për drekriminalizimin e politikës arriti të kthehej më në fund në një ligj që detyronte largimin nga politika të zyrtarëve apo deputetëve me të shkuar kriminale. Më në fund prokuroria ka nxjerrë tre emrat e parë që do të bëhen kurban të pastrimit të politikës, kryebashkiakun Elvis Roshi dhe deputetët Dashamir Tahiri e Shkëlqim Selami.

Kushtetuesja pranon Vetingun

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e PD-së kundër ligjit të vettingut si pjesë e paketës së reformës në drejtësi. Pasi priti opinionin e Komisionit të Venecias kjo gjykatë i hapi rrugë zbatimit të ligjit më të rëndësishëm të reformës që parashikon vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Përçarje në PS

Pas një beteje kundër Ramës brenda në parti, deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Havizi deklaruan largimin e tyre nga PS-ja për të krijuar partinë e re, Libra.

Një tjetër zhvillim nga PS-ja vjen me përjashtimin e Koço Kokëdhimës, i katapultuar në poste drejtuese nga ish-miku i tij Edi Rama.

Erë e re në PD

Partia Demokratike ka lënë në hije figurat e vjetra në kërkim të emrave të rinj. Përvjetori i kësaj partie u bë me njerëz të thjeshtë, ndërsa kryetari Basha tha se do të jetë baza ajo që do të vendosë listat e kandidatëve për deputetë.

Nga kronika:

Arrestimet e bujshme 

Viti 2016 nisi me një arrestim të bujshëm, atë të ish-ministrit të PD-së, Spiro Ksera, i cili u akuzua dhe dënua për korrupsion gjatë kohës që kishte ushtuar detyrën.

Ai u dënua me 2 vjet e 6 muaj nga gjykata e Faktit, nga Apeli 2 vjet. Ksera u lirua më 19 dhjetor duke përfituar nga koha e paraburgimit.

Në muajin prill arrestohet Emiljano Shullazi, një emër i botës së krimit por i përfolur për lidhjet e tij të forta me politikën. Ai akuzua për kërcënimin ndaj kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, dhe më pas dosja u zgjerua me disa denoncime për gjobvënie ndaj bizneseve.

Balili, dështimi i Drejtësisë

Drejtësia shqiptare dështoi në arrestimin e Klemend Balilit, një i shumëkërkuar nga Interpoli për trafik droge. Ai punonte si drejtor i LSI-së në Sarandë dhe ishte shfaqur pranë figurave të larta të politikës në përurimin e një hoteli të tij në këtë qytet. Dosja e Balilit nga shteti grek u mbajt për 3 javë në zyrën e Manjanit, por ministri akuzoi më pas policinë e Saimir Tahirit për mosefiçencë në arrestimin e tij. Edhe ambasadori amerikan u përfshi në këtë situatë duke akuzuar drejtësinë shqiptare për mosveprim. Loja ping-pong me këtë rast tregon se krimi dhe politika vazhdojnë t’i kenë akoma lidhjet e forta.

Dako garanton lirinë e Lul Berishës

I akuzuar për disa vrasje dhe për trafik droge, Lulzim Berisha, në vend që të kalbej në burg, përdori të gjitha lojërat me gjykatat për të ulur dënimin dhe në fund arriti të marrë dhe një garanci për punë nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, e cila u bë shkak që ai të dilte nga burgu.

Arrestohet kryebashkiaku i Dibrës

Kryetari i bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili u shkarkua dhe më pas u arrestua pas publikimit të një videoje nga Oraneës ku ai shfaqej në zyrën e tij duke i kërkuar favore seksuale një vajzë në këmbim të një vendi pune.

Nga sporti:

Viti 2016 është padyshim një vit historik për futbollin shqiptar pasi për herë të parë Kombëtarja Kuq e Zi u kualifikua nëKampionatin Evropian, që u mbajt në Francë. Shqipëria mori 3 pikë, me 1 fitore dhe dy humbje duke mos e kaluar dot grupin, por i ngriti zemrat e shqiptarëve peshë.

Një lajm i keq erdhi për ekipin e futbollit “Skënderbeu”, i cili dënuar nga UEFA me përjashtim 1 vit nga kupat e Evropës dhe 100 mijë euro gjobë për trukime të ndeshjeve

Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër  rikonstruktohet pas një investimi në vlerën e 12 milionë eurove

Ngjarje të tjera:

Vatikani flet shqip

Në muajin tetor Papa Françesku shpalli nëshenjtore Nënë Terezën, një murgeshë me prejardhje shqiptare. Ky moment u shoqërua me një koncert në gjuhën shqipe në Vatikan.

-Po këtë vit Papa shpalli njëkardinal shqiptar. Dom Ernest Troshani, i cili ka vuajtur 27 vjet burg në komunizëm, u bë kardinali i dytë shqiptar pas Dom Mikel Koliqit.

Importi i Mbetjeve

Rikthimi i ligjit për importin e mbetjeve i cili ishte propozuar më parë nga qeveria “Berisha” shkaktoi protesat kundër qeverisë “Rama” dhe kryeministrit duke e akuzuar se kishte shkelur mbi fjalët e tij. Ligji u miratua me vetëm 63 vota, por pas kthimit nga Presidenti Nishani u la në heshtje dhe nuk u fut më në votim. Mazhoranca nuk është e sigurtë se ka votat për t’a votuar përsëri. /tesheshi.com/

Related Posts

Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë
Sociale & Shoqëri

Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë

08/07/2025
Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës
Gjeopolitikë

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës

08/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Next Post
Si t’i mbrojmë kafshët nga fishekzjarret

Si t'i mbrojmë kafshët nga fishekzjarret

Liverpuli mposht Man. Sitin dhe mbetet ndjekësi më i afërt i Çelsit

Liverpuli mposht Man. Sitin dhe mbetet ndjekësi më i afërt i Çelsit

Arsyeja shkencore përse nata e Vitit të Ri në përgjithësi është e tmerrshme

Arsyeja shkencore përse nata e Vitit të Ri në përgjithësi është e tmerrshme

TË FUNDIT

  • Të fundit
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

08/07/2025
Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

08/07/2025
BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni