Në Rochester, New York, policia ka arrestuar 74 persona, të cilët akuzohen për trazira gjatë manifestimeve për vrasjen e dy afro amerikanëve nga ana e policisë. Mes të arrestuarve janë edhe dy reporterë, për të cilët më pas situata u sqarua dhe policia kërkoi falje.
Tre persona të tjerë janë ndaluar në Phoenix, ku policia ka përdorur spraj me piper dhe plumba jo vdekjeprurës për të penguar që një tubim i lëvizjes “Jetët me Ngjyrë Kanë Vlerë” të bllokonte një autostradë.
Ndërkohë, në Dallas njerëz të shumtë janë mbledhur përpara memorialit të përkohshëm përpara drejtorisë së përgjithshme të policisë, në homazhe për 5 agjentët e vrarë nga një snajper me ngjyrë që donte të hakmerrej për vdekjen e dy afro-amerikanëve në ditët e fundit nga forcat e rendit. /tesheshi.com/