Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura mëngjesin e ditës së sotshme në Bruksel.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka cilësuar këto ngjarje si dëshmi të urrejtjes që ushqen dhe motivon terrorizmin.
“Aktet terroriste sot në kryeqytetin e Europës morën dhjetëra jetë të pafajshme. Ato janë dëshmi e urrejtjes së verbër çnjerëzore e të pafe që ushqen dhe motivon terrorin. Ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre. Partia Demokratike solidarizohet me popullin dhe autoritetet belge dhe europiane në këto momente të vështira”, – përfundon deklaratën e tij Lulzim Basha. /tesheshi.com/