Një operacion ndërkombëtar anti-droge, ka venë në pranga për llogari të Interpol Tirana, atë që koonsiderohet si një ndër kokat e trafikut të kokainës në Shqipëri.
Fjala është për Eldi Dizdarin, ndryshe Denis Matoshi, arrestuar në Dubai.
Ai njihet dhe si kushëri i Arbër Çekajt, presidentit të kompanisë së bananeve “Arbi Garden”, ku dy vjet më parë u kap një sasi e madhe kokaine.
Për Eldi Dizdarin raportohet gjithashtu si ka qenë një ndër protagonistët e përplasjes me armë në Bllok në 2018, në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha ndërsa u plagosën Eljon Hato dhe Ervis Martinaj. /tesheshi.com/