Ambasadori itaian në Tiranë hodhi idenë që ngërçi i fundit mes presidentit Meta e mazhorancës sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, të këte dhe ky një opinion nga Venecia.
“T’i kërkohet një mendim Komisionit të Venecias. Besoj është e rëndësishme të kemi një rrugëtim për çdo dyshim për këtë gjykatë. Mund të bëhet shumë shpejtë. E rëndësishme është që të bjerë poshtë çdo lloj dyshimi. Ky është sugjerim personal”, tha ambasadori Aberto Cutillo.
Megjithatë, deri më tani palët në përplasje nuk janë shprehur për një mundësi të tillë. Hera e fundit që Venecia u morr me një ngërç shqiptar, ishte ai për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. /tesheshi.com/