Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ngërçi më i fundit kosovar, flet njohësi i Kushtetutës Mazllum Baraliu: Nëse PAN nuk e bën qeverinë, çdo gjë në dorë të Thaçit

by te Sheshi
13/06/2017
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Ngërçi më i fundit kosovar, flet njohësi i Kushtetutës Mazllum Baraliu: Nëse PAN nuk e bën qeverinë, çdo gjë në dorë të Thaçit

Zgjedhjet e 11 qershorit përfundimisht nuk i japin mundësi asnjë grupimi politik kosovar që të ketë shumicën absolute që do e formonte qeverinë e re. Kështu shumë lehtë vendi mund të hyjë në krizën e njëjtë si në 2014-tën, veç nëse koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-NISMA nuk arrin të ketë 61 deputet.

Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu thotë se nëse kjo ndodh atëherë çdo gjë mbetet në dorën e presidentit Thaçi, pra varet si e interpreton Kushtetutën dhe akt-gjykimin e  Gjykatës Kushtetueses të vitit 2014 për mandatarin e ri.

Baraliu në një intervistë për tesheshi.com nuk e përjashton mundësinë që të ketë një krizë të re politike, ndërsa flet edhe për ndërhyrjen eventuale të ndërkombëtarëve për formimin e qeverisë.

Intervistoi: Blendi Gashi

Profesor si e keni parë procesin e djeshëm zgjedhor?

Është zhvilluar një proces korrekt, pa probleme serioze, përkundër disa lëshimeve dhe pretendimeve për abuzim, besoj që nuk është dëmtuar procesi. Pra është treguar një kulturë e lartë demokratike të treguar dhe dëshmuar si nga institucionet dhe qytetarët, pa tensione, me një rrjedhë të mirë.

Krahas korrektësisë së procesit ka pasur edhe rezultate interesante të cilat të bëjnë për të medituar dhe për të shikuar se si do të veprohet në të ardhmen.

Profesor elektorati pas 18 vitesh e “shkelmoi” LDK-në duke e renditur si të tretën dhe Vetëvendosjen si parti të parë edhe pse koalicioni PAN fitojë zgjedhjet. Ju u befasuat apo jo me këtë rezultate? Si e shpjegoni këtë ndryshim të madh?

Kanë ndikuar shumë faktorë që të dalin këto konfiguracione politike në këtë proces elektoral. Ky rezultat ka ardhë si pasojë e ngërçeve politike, keqqeverisjes së vazhdueshme të vendit, edhe pse ka pasur njerëz që janë përpjekur të bëjnë më të mirën edhe nga qeveritë e kaluara por segmentet e institucioneve të saja kanë lënë përshtypje jo të mirë qeverisëse, pastaj përhapja e korrupsionit, eksodi i madh i qytetarëve, mungesa e perspektives, shpresës, papunësia dhe varfëria. Të gjitha këto kanë ndikuar që në këto zgjedhje të fitojë rinia, të fitojë një opsion i cili nuk është provuar nga qytetarët, pra Vetëvendosje e cila ka pasur dhe një program 40 pikësh që ngërthen në vete një perspektivë, pra dukshëm më të mirë se partitë e tjera të cilat kanë pasur vetëm përsëritje të programeve të tyre.

A mendoni se elektorati më shumë mori elektorat nga PDK apo nga LDK?

Mendoj se ka marrë elektorat nga të gjitha partitë, LDK, AKR etj, sidomos e ka bërë për vete një elektorat të ri që besimin ja kanë falur Vetëvendosjes dhe jo partive tjera.

A pritni që të formohet qeveria shpejt apo do të krijohet një ngërç i ri politik?

Në interes të vendit dhe qytetarëve dhe krizës evidente që është prezente edhe pse dikush mund mos ta shohë, dhe siç thash më lartë për shkak të varfërisë e papunësisë, do të duhej të shfrytëzoheshin domosdoshmërish dhe me përpikëri afatet kushtetuese. Afati kushtetues për formimin e qeverisë së re është 30 ditë dhe brenda kësaj kohe do të duhej që koalicioni që ka fituar shumicën të bëj përpjekje ta krijojë qeverinë, të kërkojë nga presidenti mandatimin, dhe presidenti duhet në afate rekorde ligjore të japë përgjigjen.

Nëse nuk arrin koalicioni fitues PDK-AAK-NISMA (PAN) të formoj qeverinë, atëherë ekziston mundësia ligjore dhe një verdikt i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 në bazë të cilit duhet të veprohet edhe nga subjekti politik që pretendon edhe një herë të marrë mandatin ose të heq dorë nga ajo dhe presidenti e ka në dekresionin e tij ta mandatojë dike tjetër.

Unë mendoj se presidenti duhet të mendoj thellë dhe në interes të vendit sepse në pozicionin që është e ka për detyrë të ruajë jo vetëm unitetin por edhe stabilitetin institucional të vendit.

Pra për të mos rënë nga kriza në krizë dhe në zvarritje të formimit të qeverisë atëherë presidenti duhet të veproj me mençurinë e tij dhe obligimet kushtetuese dhe ligjore ta mandatojë një koalicion tjetër apo subjekt i cili i siguron 61 deputet për ta formuar qeverinë.

Pra nëse PAN nuk arrin të bëj 61 deputet për ta formuar qeverinë e re, kjo punë mbetet në dorën e Thaçit?

Dhënia e mandatit për mandatarin e ri të qeverisë është në dorën dhe dekresionin e tij. Krejt varet nga presidenti si do ta interpretoj Kushtetutën në fuqi dhe si do ta interpretoj një pikë të akt-gjykimit të Kushtetueses të vitit 2014 për mandatarin e ri.

Unë mendoj se duhet ta interpretoj në mënyrë dinamike, pozitive dhe ekskluzive për të mos e çojë vendin drejt një krize të re, apo mos ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Nëse eventualisht zvarritet procesi i formimit të qeverisë pasojat mund të jenë katastrofale.

Ta sqarojmë edhe më shumë për opinionin profesor. A duhet presidenti Thaçi t’ia japë të drejtën partisë së dytë apo një koalicioni pas zgjedhor që mund të krijohet tani nëse partia fituese assesi nuk arrin të formojë qeverinë?

Ashtu është e paraparë në Kushtetutë dhe ashtu duhet bërë. Mirëpo vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 paska e ka tejkaluar kompetencën e saj dhe e ka interpretuar jashtë kornizave të saja Kushtetutën duke e zgjeruar me një interpretim të saj kompetencën e presidentit deri në diskrecionin e tij për t’ia dhënë apo jo varësisht nga disponimi i tij mandatin një partie ose koalicioni të dytë nëse koalicioni i parë fitues i zgjedhjeve këtë rast PAN-i pas mandatimit të parë nuk arrin ta formojë qeverinë.

Sipas kësaj që thoni edhe nëse PAN nuk arrin ta formojë qeverinë dhe bëhet një koalicion i shumicës p.sh. VV-LDK, Thaçi duke u thirrur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese si koalicion pas zgjedhor mund të mos e mandatojë dhe ta çojë vendin në zgjedhje?

Pikërisht duke u thirrur në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese mund ta bëj këtë gjë dhe atëherë shkarkohet kriza në vend.

Por siç e ceka më lart presidenti mund ta interpretojë në mënyrë dinamike, pozitive dhe intensive këtë dispozitë, pra mbarë e mirë, në dobi të interesit qytetarë, shtetëror që të mos ketë zvarritj për formimin e qeverisë e të mos shkaktohet krizë politike dhe eventualisht zgjedhje të reja, sepse këto të fundit nuk kanë çfarë të konfirmojnë tjetër.

Për fund lidhur me këtë çështje ju personalisht a pritni që presidenti t’ia japë mundësinë një partie/koalicioni tjetër ta formoj qeverinë nëse nuk e bën PAN apo jo?

Unë jam i prirë të mendoj në mënyrë konstruktive dhe të shpresoj thellë që presidenti do të reflektoj pozitivisht, do të veproj me obligimet e tij kushtetuese, sipas nenit 84 të Kushtetutës ku do të duhej me përgjegjësitë që ka si president për të ruajtur unitetin e qytetarëve, ndihmuar dhe ngritur konsolidimin institucional të shtetit, për të mbrojtur institucionet e vendit, duhet të reflektojë dhe interpretoj pozitivisht dhe në mënyrë pragmatike Kushtetutën sepse ka bazë dhe mundësi ta mandatojë partinë/koalicionin e dytë nëse nuk arrin ta bëj qeverinë koalicioni i parë fitues.

Pra duhet të reflektoj para se ta jep eventualisht një mendim ndryshe sepse kur ka marrë mandatin ka thënë se do të punoj për të gjithë.

Për fund, çfarë ndikimi pritni të kenë ndërkombëtarët në formimin e qeverisë së re?

Patjetër se ndërkombëtarët për t’i realizuar interesat e tyre dhe objektivat programatike dhe strategjike si Gjykata Speciale, Demarkacioni dhe Asociacioni, dhe për ta bërë sa më atraktive Serbinë për tu shkoqur nga përqafimi rus dhe për ecur drejt BE-së mund të ketë ndikim në formimin e qeverisë së re ashtu si kanë pasur edhe në formimin e qeverisë e cila u rrëzua muaj më parë, që do t’i shkonin në favor për proceset e mëdha që synojnë t’i realizojnë në Kosovë. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
NBA ka një fitues: Golden State Warriors

NBA ka një fitues: Golden State Warriors

Kjo është pasaporta më e veçantë në botë, ja përse

Kjo është pasaporta më e veçantë në botë, ja përse

Trump në humbje në betejën ligjore për “ndalimin e muslimanëve”

Trump në humbje në betejën ligjore për “ndalimin e muslimanëve”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni