Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

NGËRÇI/ A po presin LVV dhe LDK ndërmjetësim ndërkombëtar për koalicion?

by te Sheshi
20/12/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
NGËRÇI/ A po presin LVV dhe LDK ndërmjetësim ndërkombëtar për koalicion?

Formimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja, Kuvendit dhe Qeverisë, është mesazhi që po përsëritet nga përfaqësuesit diplomatikë ndërkombëtarë në Prishtinë drejtuar partive politike, sidomos Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këto dy subjekte politike kanë ngecur në arritjen e marrëveshjes për qeverinë e re, për shkak të mospajtimeve të tyre rreth postit të presidentit të ardhshëm të Kosovës, i cili sipas mandatit kushtetues duhet të zgjidhet në pranverën e vitit 2021.

Duke qenë se Kosova i ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 6 tetor dhe nuk ka një qeveri me funksione të plota që nga korriku, kur kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje, përfaqësuesit e Bashkimit Europian, ata të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe u kanë bërë thirrje partive politike në Kosovë që të lëvizin më shpejt drejt konstituimit të institucioneve, sidomos qeverisë.

“Nevojitet një formim i shpejtë i qeverisë për t’i çuar përpara këto procese, në interes të Kosovës dhe popullit të saj dhe në përputhje me Kushtetutën dhe dëshirën e shprehur të elektoratit”, thuhet në deklaratën e BE-së. Kurse ambasada amerikane në Prishtinë ua rikujtoi partive politike se “njerëzit e Kosovës me padurim presin një Qeveri që do të sjellë ndryshime pozitive”.

Edhe më të drejtpërdrejtë në lidhje me negociatat për qeverinë e re ishin anëtarët e Parlamentit gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt. Gjatë një konference për media në Prishtinë, ata dhanë një mesazh se tani është koha për formimin e qeverisë dhe jo për zgjedhjen e presidentit.

“Pas zgjedhjeve të cilat u mbajtën në Kosovë ne mendojmë që kjo është java përfundimtare për krijimin e qeverisë”, tha me këtë rast Schmidt.

Aktualisht, Lëvizja Vetëvendosje mban qëndrimin se marrëveshja duhet të përmbajë vetëm ndarjen e funksioneve qeveritare dhe miratimin e programit qeverisës. Opsioni i Vetëvendosjes është që posti i kryeministrit, një zëvendëskryeministër dhe pesë poste ministrore t’i takojnë Vetëvendosjes, kurse për LDK-në, parasheh një post zëvendëskryeministri dhe pesë ministri.

Kurse LDK kërkon që të ketë marrëveshje edhe për postin e presidentit, i cili do të zgjidhet më 2021, duke i ofruar Vetëvendosjes që si “kompenzim”, t’i ketë nën udhëheqje, jo pesë, por gjashtë ministri.

Lulëzim Peci nga instituti KIPRED, mendon se oferta e LDK-së që Vetëvendosje t’i ketë gjashtë ministra dhe LDK të ketë presidentin e vendit është korrekte dhe mund të vë balancin qeverisës.

“Në pamundësi për të dalur jashtë kornizave partiake për zgjedhjen e presidentit, ky opcion mendoj se do të ishte më i miri, nëse LDK do të propozonte një personalitet nga radhët e saj që do të permbushte kërkesat e brendshme dhe ato të përfaqësimit ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar Peci në facebook.

Por, krejt ndryshe mendon politologu Ramush Tahiri, sipas të cilit do të ishte e padrejtë nëse tani, një vit e gjysmë përpara, të zbulohej kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës.

“Nëse presidenti zgjidhet me parti, nënkupton që një parti e udhëheq shtetin”, ka thënë Tahiri, duke e mbështetur më shumë opsionin që presidentin, si faktor uniteti duhet ta zgjedh populli.

Përderisa debatet rreth formimit të qeverisë së re vazhdojnë, mbetet të shihet nëse përfaqësuesit ndërkombëtarë, nga SHBA-ja dhe BE-ja që janë të akredituar në Kosovë do të përfshihen për të lehtësuar negociatat ndërmjet LVV-së dhe LDK-së.

Nga përvoja prej proceseve të kaluara zgjedhore, Kosova jo rrallë është përballur me bllokadë kur është në pyetje formimi i institucioneve të reja, sidomos i qeverisë, kështu që lehtësimi ndërkombëtar i negociatave ndërpartiake për koalicion qeverisës, shpesh ka sjellë si rezultat konstituimin e organeve të reja.

Në dhjetorin e vitit 2014, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës patën arritur marrëveshje koalicioni vetëm pasi që negociatat mes tyre u lehtësuan nga diplomatët ndërkombëtarë në Prishtinë.

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, konstituiimi i institucioneve fillon të enjten, më 26 dhjetor, me seancën konstituive të Kuvendit. Pas konstituimit të Kuvendit, fillon faza e formimit të qeverisë e cila pritet të jetë një qeveri koalicioni ngase partia fituese e zgjedhjeve, Vetëvendosje, nuk i ka numrat e mjaftueshëm që vet ta formojë qeverinë e re. REL

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
PREZANTIMI/ Dritëhijet e një të zgjedhuri, kreu i ri i SPAK-ut premton: koha e llafeve mbarroi!

PREZANTIMI/ Dritëhijet e një të zgjedhuri, kreu i ri i SPAK-ut premton: koha e llafeve mbarroi!

Habibi i bashkohet Mesud Ozilit kundër kinezëve: të mbrojmë vëllezërit ujgurë

Habibi i bashkohet Mesud Ozilit kundër kinezëve: të mbrojmë vëllezërit ujgurë

Konservatorët britanikë heqin dorë nga përdorimi i WhatsApp-it. Pse?

Konservatorët britanikë heqin dorë nga përdorimi i WhatsApp-it. Pse?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni