Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

NGËRÇI/ A është formula LVV-LDK e vetmja për formimin e qeverisë së re?

by te Sheshi
09/01/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
NGËRÇI/ A është formula LVV-LDK e vetmja për formimin e qeverisë së re?

Përcaktimi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) që të formojë qeverinë e re vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), i ka pamundësuar opsionet tjera, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Ndonëse kanë kaluar tashmë tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, ende nuk është krijuar qeveria e re, për faktin se partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje dhe partia e dytë, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kanw arritur tw bwjnw koalicion.

Sipas njohësve të çështjeve kushtetuese në Kosovë, ekzistojnë dy mundësi se si të formohet qeveria e re, në rast se nuk arrihet koalicioni ndërmjet këtyre dy partive.

Juristi Alban Krasniqi thotë për Radion Evropa e Lirë se nëse LVV dhe LDK nuk merren vesh për të formuar qeverinë e re, kjo do të nënkuptonte se Lëvizjes Vetëvendosje do t’i hapeshin edhe rrugë tjera për koalicion qeverisës. Sipas tij, partia e udhëhequr nga Albin Kurti, mund të shikojë të gjejë partnerë të tjerë, për të formuar qeverinë e re.

“Lëvizja Vetëvendosje mund të shohë mundësinë që të gjejë një partner tjetër nga radhët e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend”, thotë Krasniqi.

Në këtë rast, sipas tij, partneriteti qeverisës do të duhej të ndërtohej midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe një apo disa subjekteve politike.

Mundësia tjetër, thekson ai, krijohet nëse pas marrjes së mandatit nga presidenti, mandatari për kryeministër, nuk e ka shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë. Në këtë rast, thotë ai, presidenti e ka diskrecion të caktojë mandatarin e dytë.

“Nëse kihet parasysh se kemi vetëm dy mundësi për të formuar qeverinë dhe nëse kjo lexohet bashkërisht me nenin përkatës të Kushtetutës që i jep presidentit një lloj obligimi të sigurojë funksionimin demokratik të institucioneve, atëherë mund të ketë kuptim që presidenti të ketë një lloj diskrecioni, tash por edhe në të ardhmen, që në herën e dytë, nëse ka dështuar formimi i qeverisë në herën e parë, të bëjë një lloj projektimi se kush ka shanse më të mëdha për të formuar qeverinë”, thotë Krasniqi.

Kushtetuta, thekson Krasniqi, e ka lënë të hapur atë se cilës parti i takon caktimi i mandatarit për herën e dytë, ndonëse aty thuhet saktë, nënvizon ai, se “duhet të jetë një kandidat tjetër nga mandatari i parë, sepse është “kërkesë eksplicite e nenit 95 paragrafi 4 të Kushtetutës”.

Nëse dështon edhe herën e dytë formimi i qeverisë, shton Krasniqi, atëherë duhet të shpallen zgjedhjet e reja.

Mirëpo zgjedhjet e reja, sipas Valmir Ismailit nga organizata Demokraci Plus (D+), do të ishin zgjedhja më e keqe e mundshme për të dalë nga situata aktuale.

“Këto dy subjekte politike, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, do të duhej që të shteronin të gjitha mundësitë për të krijuar një qeveri, të cilën e kanë premtuar qysh para mbajtjes së zgjedhjeve dhe pastaj edhe para certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”, thotë Ismaili.

Ai thotë se edhe rritja e numrit të ministrive, do të ishte një mundësi që të arrihet koalicioni ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Një opsion do të mund të ishte që numri i ministrive të mos të ishte 12, por të ishte 15, ku LDK-ja do të kishte shtatë dhe Lëvizja Vetëvendosje pesë dhe tri ministri do të mund të shkonin për pakicat. Në rast se as ky opsion nuk i pëlqen asnjërës palë, atëherë do të duhej që të dyja subjektet politike të deklaroheshin publikisht që më nuk mund të pritet një koalicion ndërmjet këtyre dy subjekteve politike”, thotë Ismaili.

Sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetutës të Republikës së Kosovës të vitit 2014, në rolin si iniciues, presidenti i Republikës ka mandat, por edhe obligim kushtetues në bazë të nenit 95, paragrafi 1, të Kushtetutës, që t’i propozojë kuvendit kandidatin për kryeministër të nominuar nga partia politike ose nga koalicioni që ka numrin më të madh të vendeve në kuvend.

Kjo Gjykatë ka theksuar po ashtu që “presidenti i Republikës nuk e ka diskrecionin të refuzojë caktimin e kandidatit të propozuar për kryeministër”.

Të hënën, më 6 janar, është zhvilluar takimi i parë ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, por aty  nuk wshtw nominuar mandatari për pozitën e kryeministrit. REL

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Nga Arbnor SADIKU: Sulmi i SHBA-së në Iran dhe efektet tij në administratën Trump

Nga Arbnor SADIKU: Sulmi i SHBA-së në Iran dhe efektet tij në administratën Trump

Aksioni i radhës te “Astiri”, asnjë rezistencë socio-politike

Aksioni i radhës te "Astiri", asnjë rezistencë socio-politike

Gjenerali amerikan, qartësim nga Tirana: pse duhej ekzekutuar Soleimani

Gjenerali amerikan, qartësim nga Tirana: pse duhej ekzekutuar Soleimani

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni