Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ngecja e ekonomike e Kosovës gjatë nëntë viteve pavarësi

by te Sheshi
19/02/2017
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Ngecja e ekonomike e Kosovës gjatë nëntë viteve pavarësi

Nga Bashkim Kastrati

Shpallja e pavarësisë së Kosovës para nëntë viteve kishte krijuar një optimizëm tek qytetarët e Kosovës se do të përmirësohet dukshëm situata socio-ekonomike. Pritjet ishin të bazuara në faktin se shtetin do ta udhëhiqnim vet. Do ta udhëhiqnin ata që e bën luftën, ata që e bënë sakrificën dhe që do e jepeshin jetën për Kosovën e pavarur.

Por edhe pas nëntë viteve si shtet i pavarur ekonomia e Kosovës mbetët brishtë, papunësia vazhdon të jetë në nivel lartë, ndërsa prania e varfërisë absolute dhe relative po ashtu vazhdon të mbetet në nivele të larta. E gjithë kjo situatë e shoqëruar me një nivel të lartë të korrupsionit. Raportet e viteve të fundit tregojnë për një prani të madhe të korrupsionit. Ndërkaq sipas njohësve të fushës së ekonomisë, korrupsioni është një nga pengesat serioze të zhvillimit ekonomik. Ndërkaq ata që u tha se e sakrifikuan vetën për Kosovën, siç duket pas pavarësisë, e sakrifikuan Kosovën për vetën!

Ndërkohë sondazhet e viteve të fundit tregojnë se sa i përket aspektit socio-ekonomik qytetarët e Kosovës nuk e kanë më atë optimizmin e para nëntë viteve. Ky optimizëm rezultoi se ishte iluziv.

Viti i nëntë i papunësisë e gjen Kosovën me një ekonomi të çrregulluar, me prani të vogël të investimeve të huaja, të cilat janë determinuese për hapjen e vendeve të punës, rritjen e eksportit dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

Gjithashtu deficiti tregtar si dhe mosmbrojtja nga konkurrenca e jashtme, kanë bërë që Kosova të përballet me mungesë të zhvillimit ekonomik gjatë këtyre nëntë viteve.

Gjatë nëntë vjetëve të Kosovës si shtet i pavarur, autoritetet e shtetit të pavarur dështuan në krijimin e një ekonomie më të qëndrueshme. Indikatorët ekonomik të Kosovës ishin shumë më të mirë para viteve të pavarësisë sesa pas saj. Ka dështuar në tërësi lufta ndaj korrupsionit, ekonomisë jo formale evazionit fiskal dhe krimit të organizuar.

Investimet e huaja direkte janë përgjysmuar në krahasim me periudhën e para shpalljes së pavarësisë, është keqmenaxhuar me ndërmarrjet publike, vendi është sjell në një kolaps energjetik pa arritur të bëhet progres sa i përket fushës energjisë. Është dëmtuar tej mase Postë Telekomi i Kosovës duke krijuar miliona euro humbje çdo vit.

Në anën tjetër kemi deklarata të vazhdueshme të krerëve të shtetit se Kosova ka shënuar progres ekonomik, ka shënuar rritje ekonomike dhe ulje të numrit të të papunëve. Por në përditshmëri ky progres ekonomik nuk po vërehet. Ndërkaq, këto deklarata gjithmonë janë kundërshtuat nga ekspertët e ekonomisë dhe partitë opozitare. Një hapje e lehtë e kufijve ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë bëri që rreth 100 mijë qytetarë të Kosovës të ikin nga Kosova brenda një muaji.

Rënie e entuziazmit për të festuar pavarësinë

Gjatë këtyre viteve janë dhënë shifra të ndryshme sa i përket papunësisë dhe varfërisë në Kosovë. Tjera shifra ka dhënë Qeveria e Kosovës dhe shifra të tjera Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Para disa ditëve kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se gjatë vitit 2016 janë punësuar 40 mijë qytetarë dhe këtë e ka konsideruar si një sukses të madh të qeverisë që ai e udhëheq. Por të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) na tregojnë për një gjendje krejtësisht të ndryshme.

Sipas të dhënave të ASK-së në vitin 2014 në Kosovë kanë qenë të punësuar 323 mijë e 508 persona, në vitin 2016 numri i të punësuarave ka qenë 328 mijë e 694 persona. Pra sipas ASK-së, për këtë periudhë dyvjeçare numri i të punësuarve është rritur vetëm për 5 mijë e 186 persona, ndërsa se ku janë punësuar rreth 34 mijë persona të tjerë, mund ta dijë vetëm kryeministri Mustafa. Kujtojmë që ASK-ja është institucion shtetëror i Republikës së Kosovës dhe të dhënat e saj janë zyrtare.

Gjatë këtyre viteve Kosova ka pasur parametra jo të favorshëm ekonomik. Ambienti i përgjithshëm ekonomik nuk shihet mundësi për investitorët e huaj. Viteve të fundit ka pasur një trend të rënies së investimeve dhe kjo nga ekspertët e ekonomisë është konsideruar si një ngecje e madhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, tregojnë se deri në muajin shtator të vitit 2016, shuma e investimeve të huaja kanë qenë 184 milionë euro. Kurse vitin 2015, investimet ndërkombëtare kanë qenë rreth 320 milionë euro.

Gjithashtu, nga hulumtimet e shumta të bëra nga shoqatat ekonomike, është vlerësuar se barrierat në të bërit biznes, siç është niveli i lartë korrupsionit, mungesa e politikave më të favorshme fiskale, si dhe evazioni fiskal, kanë ndikuar që shumë investitorë të mos shtrijnë kapitalin e tyre në Kosovë.

Të gjitha këto zhvillime të cekura më lartë kanë ndikuar që Kosova të ketë një ekonomi të brishtë dhe rrjedhimisht të jetë vendi më papunësinë dhe varfërinë më të madhe në rajon dhe Evropë. Kjo situatë po ndikon që pavarësia e shumë-ëndërruar të mos festohet me entuziazëm të madh siç u festua në dy vitet e para.

Ndërkohë, gjatë këtyre viteve Kosova është bërë anëtare në disa organizatat të huaja financiare, siç është Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Po ashtu, janë nënshkruar disa marrëveshje ndërkombëtare për tregti të lirë, por ajo që cilësohet me rëndësi është Marrëveshja për Stabilizim-Asociim. /tesheshi.com/

Related Posts

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët
Ekonomi

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Pas natës së kaluar në çadër: hyn në ditën e dytë protesta e opozitës

Pas natës së kaluar në çadër: hyn në ditën e dytë protesta e opozitës

Tubimi në Florida: Trump sulmon “median e pandershme” me “fakte alternative”

Tubimi në Florida: Trump sulmon “median e pandershme” me “fakte alternative”

Operacioni: forcat qeveritare, në ofensivë për pjesën perëndimore të Mosulit

Operacioni: forcat qeveritare, në ofensivë për pjesën perëndimore të Mosulit

TË FUNDIT

  • Të fundit
ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

14/05/2025
Video e frikshme nga Parisi: ç’ndodh në botën e kriptovalutave?

Video e frikshme nga Parisi: ç’ndodh në botën e kriptovalutave?

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni