Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Yasir SULEIMAN*: Islamofobia dhe përtej

by te Sheshi
23/06/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Yasir SULEIMAN*: Islamofobia dhe përtej

Islamofobia është shndërruar në një term të konsoliduar në gjuhën angleze. Korrektuesi automatik i gërmëzimit në kompjuter nuk e shënon atë me një vijë të kuqe në tekst. Për disa prej nesh, ky përbën një test të natyralitetit leksikor të këtij koncepti dhe domethënies në shoqëri.

Në një farë shkalle, natyralizimi vjen kur korrektuesi automatik ndalon së vijëzuari me të kuqe fjalët e lidhura me islamofobinë, të tilla si islamofobik, islamofobe apo islamofobizim. Programet në kompjuterin tim mund të jenë vjetëruar dhe kështu që unë kam mbetur pas.

Termi gjithashtu ka hyrë në arabisht dhe përdoret pa u shpjeguar si term gjuhësor. Ky është një tjetër test natyralizimi, por jo në të gjithë kulturën.

Islamofobia u referohet sjelljeve stereotipe dhe negative të jo-muslimanëve ndaj Islamit, muslimanëve dhe gjithçkaje që njihet në popull si kulturë islamike.

Si fenomen, islamofobia është e ashpër dhe një sjellje e parapërgatitur me pak tolerancë për kompleksitetin dhe larmishmërinë e gjërave. Në formën e saj totalitare, nuk pranon asnjë cep. Në fakt, njeriu nuk duhet të jetë musliman për të qenë në shenjëstër të sjelljeve islamofobike.

Pas sulmeve të 2005 në Londër, burrat Sikh ishin shenjestër e njollosjeve islamofobike, madje edhe e sulmeve për shkak se ata mendoheshin se ishin muslimanë.

Në imagjinatën publike, disa pjesë të veshjes, të tilla si turbani, presupozohet se janë shprehje e muslimanizmit. Për mjekrën po zhvillohen kuptime të ngjashme sidomos kur bashkohet me pamjen e personit që e mban.

Eshtë e vërtetë që islamofobia ka qenë në rritje që prej 11 shtatorit 2001, por data e saj e lindjes paraprin ngjarjen.

Për të shpjeguar sjelljet islamofobe, dy kolegë të mi të universitetit të Kembrixhit, një i krishterë dhe një musliman nisën një program  për angazhimin e publikut në shpjegimin sa më të paanshëm se çfarë kuptonin me Islamin.

Pjesa kryesore e programit përbëhej nga vizita në shkollë brenda dhe rreth Londrës. Në një shkollë fillore në jug të Londrës ata i treguan një set fotografish disa dhjetëvjeçarëve.

Një fotografi tregonte një grup burrash nga origjina të ndryshme etnike. Në mes qëndronte ish arkipeshkvi i Kentbërrit,  Dr Rowan Williams, me zhgunin e gjatë e të zi, flokët e bardhë dhe me mjekër e me kryqin që varej në qafë.

Nxënësve iu kërkua të identifikonin se cili ishte musliman në fotografi. Për habinë e kolegëve të mi, çdo nxënës rrethoi figurën e arkipeshkvit si musliman.

Të pyetur përse mendonin se ai ishte musliman, të gjithë ata treguan mjekrën dhe veshjen e gjatë të zezë. Kur më pas atyre iu vu në pah kryqi që mbante në qafë, nxënësit u habitën sesi shenjat e “muslimanizmit” kishin mbizotëruar mbi shenjat e të qënit kristian.

Ndërsa ky keqperceptim nuk flet për islamofobi, ai tregon për një pikëpamje të mundshme stereotipike sesi shihet një burrë musliman, që vesh rroba të gjata e të varura dhe që mban mjekër.

Eshtë e mundshme që shenjat të tilla të së ndryshmes bënë që burrat Sikh të merreshim për muslimanë, dhe, si rezultat, të ishin në shënjestër të ngacmimeve islamofobike në Londër.

Mbaj mend sesi në vitet 1990 shoqërova kreun e atij që ishte delegacioni palestinez në Londër në një vizitë që ishte, sipas të gjitha gjasave, një takim miqësor kishtar.

Në fakt, unë njihja një numër të madh liderësh të kishave që mbështesnin çështjen palestineze në mënyra të ndryshme, përfshirë edhe ndarjen me të gjitha kompanitë që mbështesnin pushtimin izraelit të tokave palestineze.

Ambasadori, një njeri qytetar, ishte i mirënjohur për të qënit një folës efektiv në publik. Në fund të paraqitjes, ai mori një numër pyetjesh të cilave mendova se do t’u përgjigjej në mënyrë elokuente.

Më pas një person nga audienca ngriti dorën dhe mbajti një mini fjalim në të cilin u përpoq të hidhte poshtë argumentimin e ambasadorit, e të cilin e përfundoi me akuzat se qëndrimi i ambasadorit kundër Izraelit ishte një reflektim i besimit të tij musliman.

Ambasadori u përgjigj duke i treguar replikuesit se ishte kundër politikave izraelite për shumë arsye, por asnjëra prej tyre nuk kishte të bënte me Islamin. Replikuesi nuk ishte i përgatitur ta pranonte këtë. Ai kundërshtoi edhe pak dhe u ul.

Ambasadori atëherë i tha se, në fakt, ai ishte një i krishterë i besimit katolik roman dhe se ishte i lumtur dhe i nderuar të fliste në një kishë jo-katolike. Kjo ishte pika ku premisat islamofobe të replikuesit u shfaqën në kulmin e tyre.

Duke iu drejtuar ambasadorit, ai tha: “Nuk duhet të jesh patjetër musliman që koka jote të mbushet me helm islamik”.

Duke u përpjekur të mbajë veten, ambasadori iu përgjigj, duke i thënë se nuk kishte nevojë për një leksion mbi Islamin apo Krishtërimin nga një person si ai: “Më lejo të të kujtoj se Jezu Krishti nuk u lind në Londër apo në Nju Jork. Ai ishte palestinez, dhe në krahasim me ty, unë jam një i krishterë parahistorik. Krishtërimi u përket paraardhësve të mi përpara se t’u përkiste të tuve”.

Anatomia islamofobe e kësaj ngjarjeje është e lehtë për t’u faktëzuar. Palestina është një çështje islamike. Nëse del në mbrojtje të kësaj çështjeje dhe je me ngjyrë, duhet të jesh musliman, ose në bazë të besimit ose në mënyrë metaforike përmes infektimit nga ky besim.

Kështu, nuk duhet të jesh patjetër musliman për të qenë shenjëstër e islamofobisë. Në këtë kuptim, Palestina përbën një test lakmusi sesi funksionon islamofobia. Nëse je pro saj, je musliman. Nëse je pro saj dhe nuk je musliman, atëherë gjaku musliman duhet të rrjedhë nëpër venat e tua. Në çdo rast, je objektiv i islamofobëve.

*Yasir Suleiman është presidenti aktual i Institutit të Dohas për Studime Universitare. Artikulli është botuar në Al-Jazeera.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
U lanë vetëm për 7 minuta, ja çfarë bënë këta fëmijë në shtëpi (video)

U lanë vetëm për 7 minuta, ja çfarë bënë këta fëmijë në shtëpi (video)

Vendimi 4-4 në gjykatën e lartë: bllokohet reforma e gjerë e Obamës për emigracionin

Vendimi 4-4 në gjykatën e lartë: bllokohet reforma e gjerë e Obamës për emigracionin

Referendumi: Britania jashtë BE-së!

Referendumi: Britania jashtë BE-së!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

08/07/2025
BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

08/07/2025
Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

08/07/2025
Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë

Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni